Gruaja shqiptare që jeton e vetme në pyll me tre fëmijët, ishte ndjekur me sëpatë nga burri i saj

Gruaja shqiptare që jeton e vetme në pyll me tre fëmijët, ishte ndjekur me sëpatë nga burri i saj

Fati i shumë grave në Shqipëri është vërtetë i dhimbshëm, ku përveç varfërisë u duhet të përballen edhe më dhunë në familje. “Oj nënë pse më bëre”, me këto fjalë e nis rrëfimin e saj gazetarja Anila Hoxha, për një grua 33 vjeçe që është detyruar të rris e vetme tre fëmijë në pyll. Florida […]

Fati i shumë grave në Shqipëri është vërtetë i dhimbshëm, ku përveç varfërisë u duhet të përballen edhe më dhunë në familje.

“Oj nënë pse më bëre”, me këto fjalë e nis rrëfimin e saj gazetarja Anila Hoxha, për një grua 33 vjeçe që është detyruar të rris e vetme tre fëmijë në pyll.

Florida e cila e ka ndërtuar me duart e veta kasollen ku jeton me fëmijët tregon per gazetaren kalvarin e gjatë të vuajtjeve që nga dhuna e përditshme tek vetëhelmimi me fostoksinë e deri tek goditja me sopatë nga ish-burri i saj.

Postimi i Anila Hoxhës

Te lindesh grua …

“Oj nene pse me bere, “. Florinda Lleshi shkel nje shtegu mes permes pyllit dhe nxjerr deshperimin prej shpirtit, duke mallkuar edhe gruan me te rendesishme per te , gruan qe e solli ne jete. Florinda po me con drejt kasolles ne te cilen ka perfunduar ne mes te maleve, qyqe e vetme dhe me 3 femije te mitur. Ajo vendosi te dale prej marteses per shkak te dhunes barbare.

Ishte 21 vjece kur u martua me shkuesi, jetonte atje ne Mirdite dhe krushqi pas krushqie i thane se i kishin gjetur nje djale nga familje e mire. Eshte nga Kukesi i thane, familje e mire, djale punetor. Por gjjithcka rrodhi me tej, qe teper larg endrrave te saj. Ne nje rast, pasi kishte punuar gjithe diten si kafshe ne are, kur u kthye ne shtepi ajo u dhunua aq shume sa vendosi ti jepte fund jetes dhe piu fotoksine.

Jetoi. Ne 2015 , i shoqi e goditi me sopate ne koke. Nje muaj ne spital, nuk beri ze. Nuk denoncoi pavaresisht plageve. Florinda u kthye serisht aty ne zonen e Farkes se Madhe ku jetonin te gjithe bashke me shpresen se kur te nesermen te lindte dielli edhe jetes se saj do i hapej nje faqe e re.

Nuk pati asnje rreze ne asnjeren prej diteve qe vijne njera pas tjetres.

Perkundrazi, kur nuk mundi me te duronte dhunen, Florinda i tha stop gjithckaje. Ne fund te 12 viteve martese, ajo u nxor nga shtepia me rrobat e trupit dhe 3 djemte e vegjel.

Pa asnje shprese per te trokitur per ndihme, e ndersa mbi vete ka dy urdhera mbrojtjeje, ajo ngriti nje kasolle aty ne pyll, prane shtepise se ish burrit. Dhe ndersa i dha fund nje torture, per te ka nisur nje torture e re. URIA.

Kasollen e ka mbuluar anash me batanije dhe rrecka rrethanore qe era te mos fryje e shiu mos te hyje brenda. Do te jetoje si njeri. Do qe ti vere ne gjume femijet te ngopur. Qe bijve mos t’ua ngrohe duart me frymen e saj. E pamundur. Ka nje vit e gjysem qe jeton si te jete e padukshme, ajo e padukshme, te tre femijet te padukshem. Por ajo e ka nje emer , quhet Florinda eshte vetem 33 vjece.

Femijet e saj quhen Fatmir, Fabian dhe Armen dhe jane 10 , 8 dhe 6 vjec. Jane ne shkollen e Farkes se Madhe dhe nese ndodh ti takoni, dijeni se e ema ka ecur mes per mes nje pylli, ka udhetuar 40 minuta ne kembe per ti cuar ne shkolle. Dhe secilit prej tyre kur i ve ne gjume ju tregon perralla me ushqim te ngrohte.

p.s , per me shume shikoni videon, Florinda me priti ne rruge sot dhe m’u lut ta shikoja ku jetonte . Trishtim!”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?