Gruaja e policit që akuzohej për dhunimin e Vasfije Krasniqit: Ai më tha që është i pastër

Gruaja e policit që akuzohej për dhunimin e Vasfije Krasniqit: Ai më tha që është i pastër

Vasfije Krasniqi u bë gruaja e parë e dhunuar gjatë luftës, që rrëfeu publikisht gjithë tmerret që i kishte përjtuar gjatë luftës. Mediat dje kanë raportuar se njëri nga policët që akuzohej për dhumin e Krasniqit, për 16 vite kishte qenë polic i Kosovës. Jovica Dejanoviq ishte liruar nga detyra në vitin e kaluar, për […]

Vasfije Krasniqi u bë gruaja e parë e dhunuar gjatë luftës, që rrëfeu publikisht gjithë tmerret që i kishte përjtuar gjatë luftës.

Mediat dje kanë raportuar se njëri nga policët që akuzohej për dhumin e Krasniqit, për 16 vite kishte qenë polic i Kosovës.

Jovica Dejanoviq ishte liruar nga detyra në vitin e kaluar, për arsyet të cilat Policia nuk i ka bërë të ditura.

Në lidhje me këtë ngjarje në vitin 2012 ishte deklaruar edhe gruaja e të akuzuarit, Vera Bojkoviq.

Ajo kishte thënë se burri i saj gjatë luftës kishte punuar në minierë, e nuk ka qenë në luftë.

“Ai nuk ka qenë i angazhuar në luftë, ka punuar në minierë… dhe kështu… Kemi pasur shoqëri, vinin njerëzit në vizitë, njerëzit me të cilët ka punuar, dhe kurrë nuk ka pasur nevojë të arratiset apo të fshihet, a është këtu problemi se duan të na e marrin shtëpinë dhe pasurinë, sepse fëmijët nuk i kemi këtu”, kishte thënë Bojkoviq për Radio Kim aso kohe, transmeton Insajderi.

Bojkoviq kishte folur edhe për ditën kur burri i saj ishte arrestuar, nën akuzat për dhunim seksual gjatë luftës.

Dejanoviq i kishte thënë gruas se është “i pastër”.

“Kanë hyrë në oborr, me siguri nja 100 njerëz, gjithë shtëpinë e kanë bastisur, burri u qu, mua më dërguan në një hapësirë tjetër, biseduan me të, e unë nuk kisha kurrfarë qasje, na e kanë shkatërruar gjithë shtëpinë, e kryen bastisjen, e morën, ai tha, grua bëju e fortë, unë jam i pastër para Zotit”, kishte deklaruar bashkëshortja e të akuzuarit.

Për gjithë ngjarjen kishte folur edhe një nga fqinjtë e policit, Jovica Dejanoviq.

Vukosava Simiq kishte thënë se komshiu i saj nuk kishte pasur probleme me askënd.

“Asgjë nuk kemi ditur, ai me askënd nuk ka asgjë, as ndonjë grindje, as me serbët as me askënd. Mbrëmë ishte këtu, dhe ne kemi biseduar nëpër tela”, kishte thënë fqinja e të akuzuarit.

Në vitin 2015, Dejan Stefanoviq bashkë me një të dyshuar tjetër, ishin shpallur të pafajshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?