Gorani: Kjo qeveri nuk ka pikë prej qiellit, qytetarët e kanë zgjedhur

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani ka folur për zgjedhjet dhe për zhvillimet e fundit politike, veçanërisht për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi. Ndër tjerash, ai ka thënë që “Kjo qeveri nuk ka pikë prej qiellit, por ka qytetarë të cilët e votojnë!” Ai ka shtuar se “edhe të burgosurit, kriminelët e banditët […]
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani ka folur për zgjedhjet dhe për zhvillimet e fundit politike, veçanërisht për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.
Ndër tjerash, ai ka thënë që “Kjo qeveri nuk ka pikë prej qiellit, por ka qytetarë të cilët e votojnë!” Ai ka shtuar se “edhe të burgosurit, kriminelët e banditët kanë të drejtë vote, poashtu”.
Më tej, Gorani ka theksuar domosdoshmërinë e ofrimit të një alternative nga ana e opozitës në mënyrë që t’i dilej kundër përmbajtësisht idesë së korrigjimit të kufijve.
Ai ka deklaruar se opozita nuk duhet të bëj listë të dëshirave, por të kërkojë brenda mundësive të lejueshme.












