Goditet fizikisht me armë një person në Mitrovicë, policia jep detaje

Para disa minutash është raportuar se ka ndodhur një shkrepje me armë ndaj një personi në qendër të Mitrovicës dhe se është lënduar rëndë Por zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka mohuar për Periskopin një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka pasur gjuajtje me armë ndonëse kanë marrë informacion […]
Por zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka mohuar për Periskopin një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka pasur gjuajtje me armë ndonëse kanë marrë informacion se një person është lënduar.
Sipas tij dyshohet se personi në fjalë është lënduar nga goditja fizike me armë.
‘Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe Policia është duke u marrë me rastin. Nuk ka pasur gjuajtje me armë e as lëndim nga plumbat, por dyshohet se personi është goditur fizikisht me armë’’, ka thënë Zahiti për Periskopin.
Ai thotë se lëndimet janë të lehta dhe se viktima ka marrë ndihmën mjekësore. /Periskopi/












