Gjykata merr vendim ndaj zëvendësministrit që akuzohet për korrupsion

Nga një muaj paraburgim u është caktuar zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cenës dhe dy personave të tjerë të dyshuar për marrje ryshfeti, Hazër Shehut dhe Nysret Shalës. Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar sot nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve, të cilët u arrestuan të shtunën nga Policia e Kosovës. Gjykata ka […]
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar sot nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve, të cilët u arrestuan të shtunën nga Policia e Kosovës.
Gjykata ka vendosur kësisoj në bazë të kërkesës së Prokurorisë, e cila kërkoi po ashtu sot që t’i vendoset kjo masë paraburgimit të tre të dyshuarve.
Zëvendësministri Musa Cena dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.












