Gjuriq: Haradinaj nuk ka guxim të thotë se Kosova është larg pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka guxim t’iu thotë bashkatdhetarëve dhe votuesve se Kosova e vetëshpallur nuk është e pavarur dhe se është gjithnjë e më larg pavarësisë. Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq. “Një Kosovë e vetëshpallur, madje as 10 vjet pasi udhëheqësit politikë të lëvizjes separatiste […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka guxim t’iu thotë bashkatdhetarëve dhe votuesve se Kosova e vetëshpallur nuk është e pavarur dhe se është gjithnjë e më larg pavarësisë.
Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
“Një Kosovë e vetëshpallur, madje as 10 vjet pasi udhëheqësit politikë të lëvizjes separatiste shqiptare, pa një referendum, kanë deklaruar në mënyrë të paligjshme shkëputjen nga Serbia, nuk është një hap më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare”, tha ai.












