Gjilan, dy vjet e tetë muaj burg për pronarin e agjensionit që mashtroi me bileta false

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me dy vjet e tetë muaj burgim dhe me 3000 euro pronarin e Agjensionit Turistik NTSH “Voll Travel”, i cili dyshohet se ka mashtruar klientë të ndryshëm, kinse për të dërguar në Turqi, duke ju dhënë bileta false me të cilat nuk kanë mundur të udhëtojnë. Shuma që kanë […]
Shuma që kanë paguar të dëmtuarit tek agjensioni në fjalë kapin vlerën e 123.859 euro.
“Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënimin me burgim dhe dënimin me gjobë”, thuhet në komunikatë.
Pronarit të këtij agjensioni i është ndaluar veprimtaria e tij si dhe ai do t’i paguajë kompensojë dëmin e atyre që ranë pre e mashtrimit.












