Gjermania urdhëron ekstradimin e vrasësit të gazetares bullgare

Një gjykatë në Gjermani ka urdhëruar ekstradimin e një bullgari, i cili u ndalua më parë këtë javë, me dyshimin e përdhunimit dhe vrasjes së gazetares bullgare Viktorija Marinova. I dyshuari u arrestua të martën në Stade, pranë qytetit gjerman të Hamburgut. Sipas një deklarate të Gjykatës së Lartë Rajonale në Celle, i dyshuari do […]

Një gjykatë në Gjermani ka urdhëruar ekstradimin e një bullgari, i cili u ndalua më parë këtë javë, me dyshimin e përdhunimit dhe vrasjes së gazetares bullgare Viktorija Marinova.
I dyshuari u arrestua të martën në Stade, pranë qytetit gjerman të Hamburgut.

Sipas një deklarate të Gjykatës së Lartë Rajonale në Celle, i dyshuari do të ekstradohet brenda 10 ditëve të ardhshme nga Gjermania në Bullgari.

Autoritetet bullgare e akuzojnë për përdhunim, vrasjen dhe plaçkitjen e Marinovës më 6 tetor në qytetin bullgar Ruse.

Sipas prokurorit, Bernd Kolkmeier, i dyshuari pranoi pjesërisht veprimet e tij gjatë marrjes në pyetje.

“Ai pranoi se në mëngjesin e 7 tetorit 2018 ishte nën ndikimin e fortë të alkoolit dhe drogës dhe se goditi një grua të re të panjohur në fytyrë në një park në brigjet e lumit Danub në Ruse të Bullgarisë,”-tha prokurori në një deklaratë. “Ai më pas e hodhi gruan në një shkurre dhe mohoi se e kishte vrarë me qëllim apo se e kishte përdhunuar e grabitur.”

Kolkmeier shtoi se sipas të dyshuarit, ai nuk e ka njohur më parë viktimën dhe se kjo përjashton vrasjen për motiv politik.

“Ai do të ekstradohet në Bullgari dhe autoritetet bullgare do të marrin përsipër hetimin,”-tha prokurori.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?