Gjashtë të vdekur nga të reshurat e shiut në Francë

Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut në jug-perëndim të Francës, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën. Ekipet e shpëtimit janë duke pritur që moti të qetësohet para se të fillojnë operacionet e tyre, ka thënë zyrtari i qeverisë lokale, Alain Thirion, shkruan Euronews. “Ka njerëz të bllokuar në çati, ne do […]
Ekipet e shpëtimit janë duke pritur që moti të qetësohet para se të fillojnë operacionet e tyre, ka thënë zyrtari i qeverisë lokale, Alain Thirion, shkruan Euronews.
“Ka njerëz të bllokuar në çati, ne do të duhet të përdorim helikopterë për t’i evakuuar ata sepse nuk mund t’i arrijmë me varkë, duke pasur parasysh forcën e ujit, është shumë e rrezikshme”, ka shtuar ai.
Ndër zonat më të prekura janë fshatrat Conques-sur-Orbiel dhe Villardonnel, ku uji arriti nivelin e dritareve të katit të parë të shtëpive.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të mos përdorin makinat e tyre, sepse shumica e rrugëve janë të bllokuara nga shiu.
Kjo fatkeqësi erdhi pasi furtuna Leslie ka goditur disa pjesë të Portugalisë dhe Spanjës gjatë kësaj fundjave.












