Gazetari kontravers: Gjuha zyrtare e mafies shqiptare është gegnishtja

Gazetari kontravers: Gjuha zyrtare e mafies shqiptare është gegnishtja

Botimi në shqip i librit “Banda e fëmijëve” e gazetarit dhe shkrimtarit italian Roberto Saviano ishte në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” me gazetarin Kastriot Myftaraj. Myftaraj vuri në dukje një fakt interesat por edhe tejet shqetësues nga ky libër, ku të gjitha dialogjet mes kriminelëve dhe mafiozëve janë përkthyer në dialektin […]

Myftaraj vuri në dukje një fakt interesat por edhe tejet shqetësues nga ky libër, ku të gjitha dialogjet mes kriminelëve dhe mafiozëve janë përkthyer në dialektin gegë.

Kastriot Myftaraj: Nuk ka shumë ditë që në Shqipëri është botuar një libër i autorit Roberto Saviano “Banda e fëmijëve”. Është një libër që tregon sesi sot krimi i organizuar josh fëmijët si një aventurë, krijohen bandat e adoleshentëve që pastaj përdorin teknologjinë më të fundit të komunikacionit për të kryer veprimtarinë e tyre.Është një libër që është një paralajmërim i madh.Në këtë libër të botuar në shqip, të gjitha dialogjet e kriminelëve dhe mafiozëve janë përkthyer në gegnisht.Libri më tutje vazhdon korrekt në gjuhën letrare shqipe, kurse dialogjet janë në gegnisht.Është njëlloj sikur gegnishtja paska fituar statusin e një gjuhe të mafies, një zhargoni të mafies.

Më tutje, Myftaraj tha se përkthimi i këtij libri në shqip është financuar nga shteti italian.

Kastriot Myftaraj: Këtu ka nxitje të urrejtjes, të rracizmit. Presim t’u kërkojnë përgjegjësi atyre që u kanë dhënë paratë, botueses Arlinda Dudaj. Ajo që e bën edhe më të pakëndëshme këtë, është fakti se shtëpia botuese Dudaj ka botuar dhe librin e kryeministrit “Kurban”. Është shtëpi botuese me një status të priviligjuar si me qeverinë shqiptare ashtu dhe atë italiane derisa merr financim për botim.

Kastriot Myftaraj thotë se Prokuroria duhet të nisë procedim penal për nxitje të urrejtjes ndërmjet shtresave të popullsisë.

Kastriot Myftaraj: Libri nga mënyra si është përkthyer, prokuroria duhet të nisë procedim penal për nxitje të urrejtjes ndërmjet shtresave të popullsisë. Nxitet urrejtja ndaj gjithë popullsisë që flet si gjuhë tradicionale gegnishten, dialektin gegë të shqipes dhe posaçërisht të Shqipërisë së mesme që në këtë rast është përzgjedhur si nëndialekt për tu shpallur si gjuha zyrtare e mafies, që nuk është e vërtetë.

Për Myftaraj, këto nuk janë konçidenca.

Kastriot Myftaraj:  Ka hyrë në një fazë të re dhe intensive ai që quhet operacioni Forca e Ligjit.Njoftimi i policisë së shtetit në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit” arrestohet dhe reperi Stresi. E gjetën me armë do ta arrestojnë. Por ne jetojmë këtu dhe e dimë që po të shkosh të kontrollosh këta këngëtarët dhe reperët i gjen dhe me ndonjë armë, se dhe në Amerikë ky lloj komuniteti janë. Por u përzogj Stresi për të përcjellë këtë idenë se gegnishtja është gjuha e mafies.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?