Gazetari i Kohës Ditore deshifron dy keqpërdoruese: Gruan e Aleksandër Lumezit dhe gruan e Dukagjin Pupovcit

Gazetari i Kohës Ditore deshifron dy keqpërdoruese: Gruan e Aleksandër Lumezit dhe gruan e Dukagjin Pupovcit

Gazetari i njohur i të përditshmes Koha Ditore, Besnik Krasniqi, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me nëntë abuzuesit e gjetur, të cilët prej vitesh kishin marrë pagë nga Ministria e Shëndetësisë për punën që s’e bëjnë. Ai e quan një gjë të tillë si “zhvatje të taksave tona”. […]

Gazetari i njohur i të përditshmes Koha Ditore, Besnik Krasniqi, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me nëntë abuzuesit e gjetur, të cilët prej vitesh kishin marrë pagë nga Ministria e Shëndetësisë për punën që s’e bëjnë. Ai e quan një gjë të tillë si “zhvatje të taksave tona”.

Ai është marrë në veçanti me dy raste, atë të Besa Lumezit e cila është gruaja e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit dhe me Hatixhe Pupovcin, ish-asambleisten e Lëvizjes Vetëvendosje që është bashkëshorte e ekspertit të arsimit, Dukagjin Pupovcit.

Krasniqi komenton se “qysh tash e dimë se ky keqpërdorim nuk do të trajtohet fare” për zonjën Lumezi – duke aluduar në lidhjet e saj me Kryeprokurorin e Shtetit, shkruan Periskopi.

Sa i përket zonjës Pupovci, shkruan se “ajo nuk resht së denoncuari në publik keqpërdorime e keqmenaxhime në sektorë të ndryshëm, e veçmas në arsim e shëndetësi. Është bashkëshorte e Dukagjin Pupovcit, organizata e të cilit ka menaxhuar dhjetëra miliona euro në fushën e arsimit. Do të jeni dëshmitarë se, krahas Prokurorisë, për këtë rast nuk do të bëjë zhurmë as ajo pjesë e shoqërisë civile në koalicion me organizatën e Pupovcit.”

Deshifrim i dy abuzueseve!

Besa Lumezi dhe Hatixhe Pupovci janë dy nga nëntë profesorët e Mjekësisë që prej vitesh marrin pagë nga Ministria e Shëndetësisë, për punën që s’e bëjnë. Pra, na i zhvasin taksat tona.

Qe pse i veçova këta dy emra, nga nëntë sish sa i publikoi sot Koha Ditore:

Besa Lumezi është bashkëshorte e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi. Organi i akuzës do të duhej ta trajtonte këtë rast. Abuzuesit do të duhej të nxirreshin para drejtësisë. Por, qysh tash e dimë se ky keqpërdorim nuk do të trajtohet fare. Sepse, perfituese nga ky abuzim është edhe bashkëshortja e Kryeprokurorit, Besa, e cila para pak vitesh jashtëligjshëm ishte zgjedhur edhe në thirrjen akademike Profesor Asistent.

Hatixhe Pupovci ka qenë asambleiste e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo nuk resht së denoncuari në publik keqpërdorime e keqmenaxhime në sektorë të ndryshëm, e veçmas në arsim e shëndetësi. Është bashkëshorte e Dukagjin Pupovcit, organizata e të cilit ka menaxhuar dhjetëra milionë euro në fushën e arsimit. Do të jeni dëshmitarë se, krahas Prokurorisë, për këtë rast nuk do të bëjë zhurmë as ajo pjesë e shoqërisë civile në koalicion me organizatën e Dugit, meqë nuk e kanë hallin e buxhetit të shtetit që zhvatet edhe nga Hatixhja, por te grantet dhe donacionet.

/Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?