Gashi: Kjo është arsyeja e shkarkimit tim, nuk ka të bëjë me performancën

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se shkarkimi i tij nuk lidhet me performancën e tij si ministër i deritanishëm i MPB-së, por vjen si kërkesë e Pacollit për riformatizimi të qeverisë, pas thirrjeve të vazhdueshme të një deputeti të kësaj partie që Ferizaj të ketë një ministër në qeverinë e Haradinajt. […]
Ai ka sqaruar se shkarkimi i tij nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme u bë me kërkesë të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit.
Postimi i plotë i Gashit:
Të nderuar qytetarë të Kosovë, kolegë, miq dhe dashamirës,
Siç jeni njoftuar nëpërmjet mediave, prej ditës së sotme unë nuk do t’a ushtroj më detyrën e Ministrit të Punëve të Brendëshme të Republikës së Kosovës.
Sado e habitëshme që mund të duket po të mbajmë parasysh përvojën e vendeve demokratike të zhvilluar, arësyeja e zëvendësimin tim ka qenë një kërkesë e kryetarit të AKR-së për riformatizim të qeverisë dhe asnjë arësye tjetër që lidhet me performancën time gjatë ushtrimit të kësaj detyre.
Do të doja t’a shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time për bashkëpunimin e frytshëm me kolëgët ministra të kabinetit qeveritar dhe të gjithë punonjësit e Ministrisë me të cilët kam drejtuar gjatë këtyre gjashtë muajve.
Kjo periudhë e shërbimit tim në detyrën e ministrit ishte nderë e previlegj, si dhe burim i një përvoje të pasur dhe të çmuar për veprimtarinë time të mëtejshme.
Do të doja t’u dërgoj një falënderim publik edhe të gjitha medieve që e kanë përcjellë me korrektësi profesionale të gjithë veprimtarinë time gjatë këtyre muajve duke përfshirë edhe zëvendësimin tim prej detyrës së ministrit!












