FSK fiton medaljen e bronztë në garën e patrullimit në Uells

FSK fiton medaljen e bronztë në garën e patrullimit në Uells

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht ekipi i përzgjedhur i FSK-së i udhëhequr nga togeri Behar Fazliu, oficer në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë, arriti të fitojë medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare të patrullimit në Uells, garë kjo e rreptë dhe me konkurrencë të fortë prej 137 ekipeve, prej tyre 37 ekipe […]

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht ekipi i përzgjedhur i FSK-së i udhëhequr nga togeri Behar Fazliu, oficer në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë, arriti të fitojë medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare të patrullimit në Uells, garë kjo e rreptë dhe me konkurrencë të fortë prej 137 ekipeve, prej tyre 37 ekipe të ushtrive ndërkombëtare.

Të gjitha ekipet pjesëmarrëse në garë, filluan realizimin e skenarit të stërvitjes nga data 12 tetor, duke u përballur me vështirësitë e mëdha të motit që shkaktoi stuhia ,,Cullum’’ edhe në zonën e garës patrulluese.

Sipas një komunikate të mFSK-së, në këtë garë, ekipi i FSK-së përshkoi një sfidë lundrimi me gjatësi prej 80 kilometrash, përmes një sërë skenarësh të dizajnuar për të testuar udhëheqjen, punën ekipore dhe durimin fizik dhe mendor të ekipit.

Përveç Republikës së Kosovës, në garën ndërkombëtare patrulluese në Mbretërinë e Bashkuar morën pjesë edhe ekipet e  Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit si ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ushtrimi “Cambrian Patrol “është një ngjarje vjetore e organizuar dhe e  drejtuar nga Brigada e 160-të e Këmbësorisë nga Uellsi, me seli në Breçon.

Ky ushtrimi është unik, i nivelit  botëror dhe më i madhi i këtij lloji, me pjesëmarrje edhe të shteteve të tjera që kanë të drejtë të marrin pjesë në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar nëpërmjet konkurrimit të tyre të brendshëm.

Ushtrimi “Cambrian Patrol”  teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të një ushtari të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelet e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?