Frikacaku Haradinaj: Ka 5 ministra me aktakuza, nuk i shkarkon – Sot shkarkoi zv/ministrin që është veç i dyshuar

Frikacaku Haradinaj: Ka 5 ministra me aktakuza, nuk i shkarkon – Sot shkarkoi zv/ministrin që është veç i dyshuar

Nga 22 ministri që ka Qeveria Haradinaj, 6 prej tyre janë me aktakuzë, përfshirë vepra penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe posedim të paautorizuar të armëve. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe ai i FSK-së, Rrustem Berisha, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV. Zv.kryemninistri, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, […]

Nga 22 ministri që ka Qeveria Haradinaj, 6 prej tyre janë me aktakuzë, përfshirë vepra penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe ai i FSK-së, Rrustem Berisha, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV.

Zv.kryemninistri, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, akuzohen për posedim të paautorizuar të armëve.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësish, Besim Beqaj, akuzohet për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës Kosovës.

Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, akuzohet për konflikt interesi.

Të gjithë këta 6 ministra vazhdojnë punën në Qeverinë e Kosovës, derisa kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vendosur të shkarkojë zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.

Ky është ende i dyshuar dhe s’ka të ngritur aktakuzë e të dielën Gjykata i ka caktuar 1 muaj paraburgim.

Haradinaj ka thënë se lirimin e tij nga kjo pozitë po e bën për t’u dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërish rastin.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marrë mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë që ta kryejnë punën me përgjegjësi, në çdo situatë”, ka thënë Haradinaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, i cili ka thënë se rasti nuk ka të bëjë me aktivitetet e zv/ministrit Cena në Ministri.

“Marrë parasysh raportimet e mediave, prononcimet e organeve të drejtësisë lidhur me rastin në fjalë, aktivitetet zyrtare të punonjësve të MZHR-së, si dhe pa dashur të ndërhyjë në punën e organeve të drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Rajonal deklaron se ky rast nuk ka të bëjë me aktivitetet e Zëvendësministrit Cena të realizuara në Ministri”, ka thënë Demiri.

Pos, Cenës, Gjykata Themelore në Prishtinë paraburgim u ka caktuar edhe dy personave të tjerë.

Musa Cena, Hazër Shehu dhe Nysret Shala që të tre nga Rahoveci janë arrestuar të shtunën si të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?