Franca shpreh interes për të investuar në Kosovë

Franca shpreh interes për të investuar në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chambert, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve. Shala ka prezantuar prioritetet e MTI-së, që sipas tij, do të jenë në përputhje edhe me politikat e qeverisë. “Unë do të fokusohem më shumë […]

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chambert, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Shala ka prezantuar prioritetet e MTI-së, që sipas tij, do të jenë në përputhje edhe me politikat e qeverisë.

“Unë do të fokusohem më shumë në ato që shihen si brengat më të mëdha nga qytetarët e Kosovës. Në mbrojtjen e konsumatorit, kontrollin e tregut dhe rritjen e investimeve të huaja  duke punuar shumë në përmirësimin e kushteve”, ka thënë Shala.

Shala ka theksuar se ka angazhuar të gjithë stafin e MTI-së për plotësimin e kritereve që dalin nga marrëveshje për stabilizim asociim (MSA).

“Ajo që është kryesorja dhe kusht, jo vetëm i ministrisë që drejtoj unë, por i gjithë qeverisë së Kosovës, është në plotësimin e të gjitha kritereve të MSA-së”.

Ministri i kërkoi ambasadorit mbështetje në rritjen e shkëmbimeve tregtare Kosovë-Francë, veçanërisht në fushën e bujqësisë, duke iu ndihmuar prodhuesve vendor.

“Kosova ka produkte të mira dhe ia vlejnë të eksportohen në Francë. Eksporti i produkteve kosovare nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës dhe fuqizim të ekonomisë”.

Shala ka folur edhe për turizmin, duke ia shpjeguar ambasadorit se zyra e turizmit nga divizioni është ngritur në departament.

“Koncept dokumenti për ligjin për turizëm ka kaluar dhe kemi nënshkruar disa marrëveshje për promovimit të turizmit dhe jemi në bisedime me kompani të ndryshme dhe është një kërkesë e operatorëve sidomos në Evropë që ta rrisim prezencën tonë dhe ta promovojmë Kosovën në vendin tuaj” ka thënë ministri Shala.

Ambasadori Chambert ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në rritjen e investimeve të huaja, duke treguar për një projekt gjigant që pritet të nis së shpejti në fushën e energjisë së ripërtëritshme.

“Një prej elementeve kryesore është zhvillimi dhe përforcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe rritja e investimeve franceze në Kosovë. Një kompani franceze ka shprehur gatishmëri për të investuar në fushën e energjisë së ripërtëritshme. Kompania ka një projekt të investimit prej 120 milionë eurove të një parku për prodhimin e energjisë me erë, që fuqia e prodhimit do të ishte 80 megavat dhe numri i të punësuarve do të shkonte nga 150 deri 200”, tha ambasadori francez në Kosovë Chambert.

Shala shprehu gatishmërinë që ta mbështes nisjen e këtij projekti, duke theksuar se do të angazhohem me të gjithë kapacitetet që ky investitor të ketë kushte sa më të mira në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?