Fisnik Ismaili: Kur shajsha sa isha në Vetëvendosje, Albini u kënaqke

Deputeti i PSD’së, Fisnik Ismaili është bërë qendër e kritikave për shkak të fjalorit të tij. I njohur për përdorimin e një fjalori, shpeshëherë banal, Ismailit tani po i vihen në pah disa statuse në Facebook dhe shkëmbime komentesh me ndjekësit e tij, ku ai përdorë fjalë banale. Por, është interesant reagimi i Ismailit në […]
Deputeti i PSD’së, Fisnik Ismaili është bërë qendër e kritikave për shkak të fjalorit të tij. I njohur për përdorimin e një fjalori, shpeshëherë banal, Ismailit tani po i vihen në pah disa statuse në Facebook dhe shkëmbime komentesh me ndjekësit e tij, ku ai përdorë fjalë banale.
Por, është interesant reagimi i Ismailit në një faqe në Facebook e cila duket të jetë përkrahëse e Vetëvendosjes dhe kreut të saj Albin Kurtit.
Faqja e cila ia ka publikuar Ismailit këto komente, e quan deputetin Ismaili ‘fundërrinë e cila duhet të largohet jo vetëm nga parlamenti por edhe nga Kosova’.














