Familjarët flasin për vdekjen e punëtorit që ndërronte shtylla elektrike

Familjarët flasin për vdekjen e punëtorit që ndërronte shtylla elektrike

Dita e hënë ishte e kobshme për familjen Halili nga Gjakova. Gjatë orarit të punës familjari i tyre, Musa Halili, humbi jetën, derisa ishte duke ndërruar disa prej shtyllave elektrike në fshatin Banjë të Malishevës. Por, familja e tij ende nuk po e di se si erdhi deri te vdekja e familjarit të tyre, pasi […]

Dita e hënë ishte e kobshme për familjen Halili nga Gjakova. Gjatë orarit të punës familjari i tyre, Musa Halili, humbi jetën, derisa ishte duke ndërruar disa prej shtyllave elektrike në fshatin Banjë të Malishevës. Por, familja e tij ende nuk po e di se si erdhi deri te vdekja e familjarit të tyre, pasi që siç thonë ende askush nuk i ka njoftuar zyrtarisht. Ndërkohë në KEDS dhe në kompaninë ku po punonte i ndjeri nuk kanë pranuar të flasin.

Shtëpia e familjes Halili nga Popoci i Gjakovës, të martën, ishte e mbushur plot mysafirë.

Gjithë këta ishin mbledhur për të ngushëlluar familjen Halili për vdekjen familjarit të tyre, Musa Halili, i cili humbi jetën derisa po ndërronte disa shtylla elektrike. 51-vjeçari ka lënë pas vetes gruan dhe tre fëmijët e tij, dy vajza e një djalë.

Halili mbeti i vdekur, për shkak se njëri nga punëtorët që po manipulonte me kran, nuk e kishe kryer punën në mënyrën e duhur. Si pasojë, shtylla e drurit e kishte goditur në kokë Halilin duke i shkaktuar edhe vdekjen.

I ndjeri punonte për kompaninë “Mont Comerc”, derisa për t’i kryer këto punë ishte kontraktuar nga KEDS-i. Gjithë ngjarja ndodhi në fshatin Banjë të Malishevës.

Vëllai i Halitit i ka thënë Expressit se atyre vetëm u është thënë se vdekja e 51-vjeçarit ka qenë aksidentale.

Derisa ka deklaruar se trupi i viktimës ka arritur në shtëpi rreth orës 12:00, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Popovc të Gjakovës.

E në kompaninë ku po punonte i ndjeri nuk kanë pranuar të deklarohen fare për këtë rast. Njësoj kanë vepruar edhe në KEDS, pasi siç kanë thënë nuk është përgjegjësi e tyre.

Për vdekjen e Halitit, janë deklaruar edhe nga Inspektorati i Punës.

Kryeinspektori Basri Ibrahimi ka treguar se si ka ndodhur i gjithë rasti, derisa thotë se mbi bazën e raportit që do të hartojë inspektori i punës, do të ndërmerren edhe masa ligjore.

“Sipas informatave të para nga inspektori i punës, aksidenti ka ndodhë në lagjen Begaj në Banjë të Malishevës. Gjatë punimeve në ndërrimin e shtyllave elektrike, punëtori i cili ka qenë duke e drejtuar kranin me të cilin shtyllat e vjetra kanë pas me i vendos në mjet transportues, nuk arrin të manipulojë mirë me shtyllën dhe e njëjta e godet punëtorin dhe i shkakton plagë vdekjeprurëse”, tha Ibrahimi.

Derisa shton se për detaje të tjera duhet pritur edhe raportin e inspektorit të rastit.

“Ende jemi në fazën e inspektimit. Inspektori i punës ka qenë në vendin e ngjarjes, prej të cilit i kemi marrë këto informata përpilon raportin dhe konstaton shkakun e aksidentit. Mbi bazën e raportit ndërmerr masat ligjore”, tha Ibrahimi.

Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë për rajonin e Malishevës, Hazir Berisha.

Berisha ka bërë të ditur se punëtori ka vdekur në vend dhe se në shtëpinë e Shëndetit është dërguar pa shenja jete.

“Informata është marrë rreth orës 16:00 pasdite. Një kompani e kontraktuar nga KEDS-i që merret me montimin e shtyllave të reja të betonit për elektrikë, pasi që i ka montuar shtyllat e reja, duke i zhvendosur shtyllat e drunit ato të vjetrat, me kamion duke e hjekur një shtyllë aksidentalisht nuk ka shku mirë puna rreth hjekjes së shtyllës, ajo është këput dhe e ka goditur pikërisht atë manipulatorin që ka shërbyer për ta ngarkuar shtyllën në kamion dhe e ka goditur në kokë punëtorin”, deklaroi Berisha.

Ndryshe, vetëm këtë vit më shumë se 18 persona kanë humbur jetën në vendet ku punonin, shifër kjo që po konsiderohet si shqetësuese. Shumica e viktimave i përkisnin moshave të reja, dhe nuk kishin as edhe një dokument të vetëm që do të dëshmonte se ata punonin diku.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?