Faktori Labinot Tahiri, emëroi ministër sipas qejfit të tij

Faktori Labinot Tahiri, emëroi ministër sipas qejfit të tij

Ekrem Mustafa është emëruar ministër i Brendshëm në Qeverinë e Kosovës. Ai është emëruar pasi sot nga kjo pozitë është liruar, Bejtush Gashi, i cili mori drejtimin e ministrisë, pas largimit të Flamur Sefajt, muaj më parë, njofton Klan Kosova. Se Mustafa është emëruar në pozitën e ministrit të Brendshëm, e ka konfirmuar deputeti i […]

Ai është emëruar pasi sot nga kjo pozitë është liruar, Bejtush Gashi, i cili mori drejtimin e ministrisë, pas largimit të Flamur Sefajt, muaj më parë, njofton Klan Kosova.

Se Mustafa është emëruar në pozitën e ministrit të Brendshëm, e ka konfirmuar deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i cili muaj më parë ka deklaruar se do të japë dorëheqje nëse në Qeverinë Haradinaj nuk do të emërohej një ministër nga Ferizaj.

“Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos që Ferizaj të bëhet me ministër. 05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

“FERIZAJI YNË dhe i KOSOVËS URIME PËR MINISTRINË E JUAJ TË CILËN JU QYTETARË E KENI MERITUAR GJITHMONË DHE SOT E KENI✊?

AJO QË NUK U REALIZUA PËR 19 VITE U REALIZUA PËR MË PAK SE 11 MUAJ
URIME QYTETI YNË I DASHUR FERIZAJ!

Ferizaj, ti vlen shumë , më shumë se partitë politike dhe ne politikanët.

Më mirë vonë se kurrë!
Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër.

Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR.
05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.

Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj.

Urime të gjithëve✊????

Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë”.

Ky është kërcënimi që Labinot Tahiri pati bërë muaj më parë se nëse nuk do të ketë një ministër në Qeverinë Haradinaj nga qyteti i Ferizajt – prej nga ai vjen, atëherë do të japë dorëheqje.

Ky është postimi që Tahiri pati bërë, duke kërkuar emërimin e një ministri nga Ferizaj

“Ministri ose Ambasador për Ferizaj.

Përshëndetje të dashur qytetarë e ju votues të dashur!

Uroj qe nuk ju kam zhgenjyer asnjehere, megjithëse ne politik, nuk kishte burreni, por do mundohem te jem i njejti njeri.

Dua te u drejtohem qytetarëve të Ferizajt, vendit tim të lindjes, të cilët më dhanë kurajon dhe vullnetin qe të vazhdojë në këtë rrugë te rënde, por në interes të tyre dhe të Kosovës.

Dua të ju njoftojë vllezër e motra, se unë kam nje marreveshje që Ferizaj, t’a ketë ose një ministër ose një ambasador, përshkak se është kontribuesi me i madh në shtetin tonë, dhe asnjeherë nuk pati një ministër apo ambasadorë. Definitivisht i lënë anash. Unë nga kjo kërkesë nuk do heqi dorë.

Ju them sinqerisht se jam lodhur nga premtimet, por të miat i mbaj.

Nē nje menyrë apo tjetër do të shperblehet ky qytet, në të kundërten, nuk kam më pse të vazhdojë…. të qëndroj kështu siq e kisha burrninē time me aktërët politik të kësaj Qeverie.

Me respekt, Labinot Tahiri”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?