Erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete

Erërat e forta që kanë përfshi Kosovën në mbrëmjen e sotme, kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë lokalitete dhe dëme të tjera. Në kryeqytet gjendja është kryesisht stabile, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në disa lagje. Zyrtarë të Qendrës së thirrjeve për emergjenca në Komunën e Prishtinës kanë deklaruar për KosovaPress […]

Në kryeqytet gjendja është kryesisht stabile, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në disa lagje.

Zyrtarë të Qendrës së thirrjeve për emergjenca në Komunën e Prishtinës kanë deklaruar për KosovaPress se nga fryma janë dëmtuar rrethojat e një objekti në ndërtim në rrugën “Bedri Shala”, të cilat pastaj nga kompania janë hequr nga rruga për të mos e penguar komunikacionin. Ndërsa ekipet emergjente kanë dal në rrugën “Fazli Grajçevci”, pasi një lis ka rrezikuar një lokal, dhe ai lis do të largohet nesër nga “Hortikultura”, sepse ka lëvizur si pasojë e erës.

Probleme me ndërprerje të energjisë elektrike ka edhe në rajone tjera të Kosovës, ku një pjesë e rajonit të Llapit është pa energji elektrike.

Përveç ndërprerjes së energjisë elektrike, dëme ka pasur edhe në Komunën e Ferizajt, ku dëme ka pasur kryesisht në disa lokale afariste.

KosovaPress nuk ka mundur të kontaktojë zyrtarët e KEDS-it për të kuptuar më mirë për dëmet që mund të jenë shkaktuar nga erërat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?