Erdogan: Do ta zbuloj të vërtetën për vrasjen e gazetarit saudit dhe do ta tregoj atë

Erdogan: Do ta zbuloj të vërtetën për vrasjen e gazetarit saudit dhe do ta tregoj atë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka premtuar se do të zbulojë “të vërtetën lakuriqe” për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, në Konsullatën saudite në Stamboll. Erdogan, që sidoqoftë nuk ka fajësuar sauditët, do të flasë para anëtarëve të Partisë së tij në pushtet, Drejtësi dhe Zhvillim. Zyrtarët turq kanë thënë se kanë prova që tregojnë […]

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka premtuar se do të zbulojë “të vërtetën lakuriqe” për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, në Konsullatën saudite në Stamboll.

Erdogan, që sidoqoftë nuk ka fajësuar sauditët, do të flasë para anëtarëve të Partisë së tij në pushtet, Drejtësi dhe Zhvillim.

Zyrtarët turq kanë thënë se kanë prova që tregojnë se Khashoggi është vrarë në konsullatë më 2 tetor. Pas javësh të tëra raportesh konfliktuale, sauditët thonë tani se ai është vrarë në një operacion të shkuar keq.

Fjalimi i Erdoganit koincidon me fillimin e një konference investimesh në Arabinë Saudite, që është lënë në hije nga rasti “Khashoggi” dhe që dhjetëra qeveri apo krerë biznesi e kanë bojkotuar.

Vet Amerika nuk e ka bërë këtë, me Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin që ndodhet në Rijad për këtë konferencë, ndërsa ka takuar edhe trashëgimtarin e fronit saudit, Mohammed bin Salman në kryeqytetin e Arabisë. Në takimin me dyer të mbyllura, një zëdhënës i Departamentit të Thesarit ka thënë se Mnuchin dhe Salman kanë diskutuar çështje ekonomike dhe ato të antiterrorizmit, si dhe për vdekjen e Khashoggit.

Mediet shtetërore saudite kanë raportuar se ata kanë përmendur “rëndësinë e partneritetit strategjik Arabi Saudite-SHBA”. Sauditët kanë thënë se kanë arrestuar 18 persona, kanë shkarkuar dy ndihmës të princit Salman dhe kanë krijuar një komision nën udhëheqjen e tij, për të reformuar Agjencinë e Inteligjencës pas vrasjes së Khashoggit./Top Channel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?