Emigracioni i paligjshëm rikthen kontrollet e dyfishta në kufirin Shqipëri-Kosovë

Janë rikthyer kontrollet e dyfishta në kufirin Shqipëri-Kosovë, në pikë-kalimin kufitar kryesor Morin-Vërmicë. Por ndryshe nga tre vjet më parë, kësaj radhe është Shqipëria që në mënyrë të njëanshme ka vendosur kontrollin e dyfishtë, ndërkohë që në pjesën e Kosovës kontrollet vazhdojnë si më parë, vetëm në hyrje të këtij shteti. Përgjegjësi i turnit në […]

Por ndryshe nga tre vjet më parë, kësaj radhe është Shqipëria që në mënyrë të njëanshme ka vendosur kontrollin e dyfishtë, ndërkohë që në pjesën e Kosovës kontrollet vazhdojnë si më parë, vetëm në hyrje të këtij shteti.

Përgjegjësi i turnit në pikë-kalimin kufitar të Morinit ka bërë të ditur se rikthimi i kontrolleve të dyfishta në kufi me Kosovën është bërë pas një urdhri të Drejtorisë së Policisë së Shtetit të Shqipërisë, por pa dhënë detaje se çfarë përmban ai.

Në interesimin e “Kohës Ditore” për arsyet e rikthimit të kontrolleve të dyfishta, drejtori i kufirit dhe migracionit për Kukësin, Ferdinad Gjeta, i është përgjigjur përmes zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, Diana Deda.

Por arsyeja e vërtetë e rivendosjes së kontrolleve të dyfishta është emigracioni i paligjshëm i shtetasve të Shqipërisë. Burime të policisë kufitare dhe atyre doganore në Morin të Kukësit kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se frenimi i azilkërkuesve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së është emergjencë kombëtare, pasi BE-ja i ka vënë si kusht kryesor Shqipërisë frenimin e azilkërkuesve për hapjen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?