Edi Rama publikon mesazhin e një parlamentari evropian: Për turp çka bënë shqiptarët nën çatinë evropiane

Rama publikon SMS e skandalit në Bruksel e tmerrshme dhe e padëgjuar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentit që bëri dje opozita në Parlamentin Evropian duke kërkuar largimin e Ballës nga mbledhja.
Në një shënim në Twitter Rama tregon se çfarë i ka thënë një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian për këtë incident.
Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S'kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…
— Edi Rama (@ediramaal) October 16, 2018
“Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Evropian:
I dashur Edi!
S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!
Është e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!
Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…”– shkruan Rama.
Taulant Balla së fundi është zyrtari tjetër i lartë i Partisë Socialiste të Shqipërisë i përfshirë në skandal të rëndë. /Periskopi












