Edhe një ambasador në Serbi ua përplas në fytyrë realitetin: Kosova vendos vetë për ushtri

Edhe një ambasador në Serbi ua përplas në fytyrë realitetin: Kosova vendos vetë për ushtri

Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Bjornstad, ka deklaruar se vendi i tij mbështet Serbinë dhe Kosovën në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e cila nuk do të rrënojë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.  Në një intervistë për agjencinës serbe Beta, Bjornstad tha se Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë e saj, por […]

Në një intervistë për agjencinës serbe Beta, Bjornstad tha se Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë e saj, por ajo duhet të marrë parasysh pozitën e pakicave etnike dhe procedurën ligjore.

“Norvegjia do që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, për shkak se ajo është në të mirë të dyja palëve. Për shkak të paqartësisë aktuale, e cila e rrit frikën nga destabilizimi i rajonit, Serbia dhe Kosova mbeten të privuara nga investimet dhe mundësia për të krijuar vende pune”, tha është Bjornstad.

Ai ka thënë se marrëveshja eventuale “duhet të marrë parasysh stabilitetin e rajonit” dhe se qëllimi i marrëveshjes është që të krijohet një ambient stabil, që do të jetë tërheqës për investime.

“Për çfarëdo që do të dakordohen Beogradi dhe Prishtina duhet të kenë parasysh pasojat për stabilitetin në rajon”, ka thënë ambasadori norvegjez.

I pyetur nëse Norvegjia është e kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel dhe nëse në negociata duhet të përfshihen edhe SHBA dhe Rusia, Bjornstad tha se nuk sheh ndonjë alternativë ndaj procesit ekzistues.

“Tani për tani nuk ka ndonjë alternativë, ose të paktën nuk ka alternativë më të mirë për negociatat nën patronazhin e BE-së. Unë nuk shoh se si kjo (ndryshimi i formatit) mund të sjellë ndonjë rezultat tjetër”, ka thënë Bjornstad.

Ambasadori tha se Norvegjia, si një vend që e njeh pavarësinë e Kosovës, vlerëson se Kosova, si çdo shtet sovran,  ka të drejtë të pavarur vendosë për formimin e ushtrisë së saj, respektivisht transformimin e mundshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por Norvegjia, sikurse edhe Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne as nuk përkrahim as nuk e mohojmë që Kosova ta formojë ushtrinë, sepse ne mendojmë se ata vetë duhet të vendosin për këtë” , tha ambasadori, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se Prishtina, në procesin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, duhet të marrë parasysh qëndrimin e pakicave etnike dhe të respektojë procedurat ligjore.

“Ata kanë të drejtë për ta bërë këtë (të formojnë ushtrinë), por  duke respektuar procedurat ligjore dhe konsideratën për qëndrimin e  pakicave të ndryshme, veçanërisht serbëve të Kosovës”, tha Bjornstad.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?