Edhe 13 vjet Kosova do të paguajë borxhet e trashëguara nga ish-Jugosllavia

Edhe 13 vjet Kosova do të paguajë borxhet e trashëguara nga ish-Jugosllavia

Kosova do t’i paguajë këstet e kredive Bankës Botërore deri në vitin 2031. Shuma e pagesës është rreth 19 milionë euro në vit, ndërlidhet me borxhet e trashëguara qysh nga koha e ish-Jugosllavisë. Qeveria e Kosovës, kishte marrë vetë në mënyrë vullnetare obligimin që të paguajë borxhin në vlerë prej 381 milionë euro, të trashëguar […]

Kosova do t’i paguajë këstet e kredive Bankës Botërore deri në vitin 2031. Shuma e pagesës është rreth 19 milionë euro në vit, ndërlidhet me borxhet e trashëguara qysh nga koha e ish-Jugosllavisë.

Qeveria e Kosovës, kishte marrë vetë në mënyrë vullnetare obligimin që të paguajë borxhin në vlerë prej 381 milionë euro, të trashëguar nga koha e ish- Jugosllavisë. Bëhet fjalë për disa projekte që në atë kohë ishin financuar nga Banka Botërore për t’u zbatuar në territorin e Kosovës.

Ndërkohë që pas shpalljes së pavarësisë, rreth 45 milionë euro janë borxhe të reja që Kosova ka marrë nga Banka Botërore për financimin e projekteve të ndryshme që nga viti 2010 e këndej, thotë Muharrem Shahini zëdhënës në Ministrinë e Financave.

Republika e Kosovës është anëtarësuar në Bankën Botërore rreth 16 muaj pas aktit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, në qershor të vitit 2009. Që nga dita e pranimit në këtë institucion financiar kanë filluar edhe pagesat e rregullta të kredisë.

Çështja e borxhit dhe se si duhet zgjidhur ky problem është diskutuar në negociatat në mes Prishtinës dhe Beogradit në procesin e udhëhequr nga Marti Ahtisari në Vjenë të Austrisë.

“Deri në gusht të këtij viti, shuma e paguar ndaj Bankës Botërore është 234 milionë euro në emër të borxhit të trashëguar. Pagesat e kësteve të rregullta kanë filluar në vitin 2009 dhe deri më tani, në emër të kryegjësë janë paguar 110.52 milionë euro, ndërsa në emër të interesit janë paguar 72.23 milionë euro”, tha Shahini.

“Përafërsisht, kësti vjetor është 19 milionë euro, shumë kjo që vjen duke u zvogëluar. Pagesat për këtë kredi pritet të përfundojnë në vitin 2031”, tha ai.

Fondet nga Banka Botërore, Qeveria e Kosovës i ka huazuar për realizimin e projekteve për sigurimin e ujit dhe projekte për bujqësi dhe zhvillim rural.

Banka Botërore vazhdimisht ka përkrahur projekte të ndryshme në Kosovë. I vetmi projekt që nuk ka arritur mbështetjen e këtij institucioni është fillimi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, edhe pse i gjithë projekti është realizuar me rekomandimet e Bankës Botërore.

Ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se Qeveria e Kosovës është treguar e kujdesshme në kthimin e kësteve të kredisë ndaj institucionit më të rëndësishëm ndërkombëtar financiar, Bankës Botërore.

Berim Ramosaj, profesor në Universitetin e Prishtinës thotë për Radion Evropa e Lirë, se kësti i kredisë është i përballueshëm për buxhetin e Kosovës. Duke marrë parasysh shumën e përgjithshme të borxhit ndërkombëtar, Ramosaj shprehet se Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë projekte tjera konkrete, që të marrë borxh prej Bankës Botërore.

“Marrja e borxheve nga institucionet ndërkombëtare është e mundshme dhe besoj se nuk e dëmton aftësinë apo likuiditetin financiar, qoftë në nivel të buxhetit apo bruto produktit vendor në Kosovë. Prandaj unë e shoh të mundshme. Vetëm se duhet të përgatitet një listë vërtet e qëndrueshme të atyre projekteve që kanë efekt jo vetëm në rritjen ekonomike, por edhe në punësim dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha Ramosaj.

Ndryshe, borxhi publik i Republikës se Kosovës, vit pas viti po shënon rritje. Sipas të dhënave zyrtare në fund të vitit 2017, borxhi i përgjithshëm ka arritur vlerën 996 milionë euro, ose 17 për qind më shumë se në vitin 2106.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?