Drejtori i AKEP tregon ‘fije për pe’ çështjen e mbylljes së portaleve

Drejtori i AKEP tregon ‘fije për pe’ çështjen e mbylljes së portaleve

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), publikoi një listë me 44 faqe interneti me një afat kërcënues 72 orësh “për të publikuar numrin e tyre fiskal”, ose në të kundërt do të mbyllen. E ky njoftim zgjoi depate të shumta në Kosovë e Shqipëri dhe njëri nga ta kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi […]

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), publikoi një listë me 44 faqe interneti me një afat kërcënues 72 orësh “për të publikuar numrin e tyre fiskal”, ose në të kundërt do të mbyllen.

E ky njoftim zgjoi depate të shumta në Kosovë e Shqipëri dhe njëri nga ta kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi se AKEP është policia e Mendimit të Ramës.

Drejtori i këtij institucioni, Ilir Zela i ka reaguar Bashës, duke i sygjeruar ta shohë punën e tij, ndërsa shkruan se në rastin më të mirë e konsideron deklaratën e Bashës të papjekur.

Reagimi i Ilir Zelës

Zoti Basha, ju sugjeroj te shikoni punen tuaj e cila uroj t’ju shkoje me mire, e jo te perqendroheni ne perçmimin e punes se te tjereve. Perkundrazi. Deklarata juaj per AKEP eshte ne rastin me te mire e papjekur, ndersa ne rastin me te keq gjejani vete emrin.

AKEP-i nuk synon te mbylle asnje media online, sepse po ta kishte kete synim do te mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me voten tuaj, per te mbyllur nje pjese te madhe te tyre.

Por jo, AKEP-i synon te ndihmoje formalizimin e te gjitha portaleve online dhe kerkesa per vendosjen e NIPT-t ne seksionin KONTAKT te faqes ëeb, buron nga ligji jo nga ndonje synim i erret i AKEP. Per ta lehtesuar kete shpjegim, une ju ftoj ju dhe kedo qe deshiron, te klikoje nje cfaredo media online ne vendin fqinj, Itali. Aty do te gjeni NIPTIN identifikues, qe nuk eshte nje damke censure po nje karte identiteti e veprimtarise ekonomike. Dhe po zoti Basha, cdo media online (perjashto Blogjet individuale) eshte nje entitet tregtar dhe jo nje frengji nga ku persona te paidentifikuar qellojne, pa treguar as burimet e financimit e madje duke ofruar edhe hapesira per reklama tregtare apo shitje te natyrave te tjera.

AKEP eshte pergjegjes ne punen e tij para Kuvendit te Shqiperise dhe ballafaqohet me sfida te shumta ne veprimtarine e tij, per te cilat ka merituar dhe meriton mbeshtetjen e vazhdueshme te deputeteve te te gjitha kraheve, dhe cfare eshte me e rendesishmja te publikut te gjere. Ndaj edhe ne kete ceshtje ju ftoj te na mbeshtesni dhe jo te na pengoni. Sjell ne vemendjen tuaj, se fundmi AKEP me perkrahje te plote publike i rishikoi rregullat e regjistrimit te domaineve me synimin e vetem mbrojtjen e perdoruesve te tyre nga abuzimet. Identifikimi i poseduesve te emrave te domaineve eshte nje pergjegjesi ligjore e AKEP.

Prandaj zoti Basha, shikoni punen tuaj dhe nese nuk e ndihmoni dot te pakten mos e sulmoni e shantazhoni AKEP-in. Sepse AKEP-i eshte nje institucion i ligjshmerise dhe shtetit te se drejtes, jo nje vegel qorre sic qorrazi e etiketoni ju.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?