Djalit të Shpend Maxhunit iu gjet arma në jakne – Prokuroria ngrit kallëzim penal për rastin

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka bërë të ditur për Periskopin se tashmë është dorëzuar një kallëzim penal lidhur me armën pa leje dhe substancat narkotike që janë gjetur në veturën që po vozitej nga djali i Drejtorit të AKI’së, Shpend Maxhunit. “Është e vërtet që tashmë është dorëzuar një kallëzim […]
“Është e vërtet që tashmë është dorëzuar një kallëzim penal për këtë rast. Atyre u është gjetur një lloj droge, e ngjashme me cigare. Ndërsa, arma i është gjetur në jakne. Tashmë kemi filluar hetimet për këtë rast. Për me ngrit kallëzim penal duhet pak kohë, andaj për këtë rast që ka ndodhur më 13 tetor, nuk ishte ndërmarrë asgjë”, ka thënë Berisha për Periskopin.
Në anën tjetër, për të njëjtën çështje, ditë më parë Periskopi kishte kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës.
Por, ata nuk e kishin konfirmuar një gjë të tillë.
“Policia e Kosovës, në konsultim dhe koordinim me prokurorët kompetent, të gjitha rastet i evidenton komfor Kodit Penal të RKS-se dhe të njëjtat i bënë publike qoftë përmes komunikatave zyrtare apo edhe përmes Raportit 24 orësh i cili publikohet në baza ditore, njësoj siç është vepruar edhe me rastet e “ Armëmbajtjes pa leje”, të cilëve mund t’iu referoheni. Për PK-në të gjithë personat e përfshirë në raste pa marr parasysh se kush janë, varësisht prej natyrës së përfshirjes së tyre në raste, evidentohen si të dyshuar, viktimë apo dëshmitarë (pa të dhëna personale) dhe të njëjtat raste bëhen publike”, thuhej në përgjigjen e Policinë, dhënë Periskopit për këtë rast.
Në anën tjetër, burime të Periskopit kishin bërë të ditur se djali i Maxhunit ishte zënë më 13 tetor në Matiqan të Prishtinës, derisa në veturë kanë qenë edhe dy persona të tjera.
Raportohet se vetura kishte qenë në emër të Enver Maxhunit, babait të Shpend Maxhunit, i cili po ashtu kishte qenë zyrtar policor për një kohë të gjatë./Periskopi












