Djali i Shpend Maxhunit zihet me drogë e armë pa leje

Djalit të drejtorit të AKI’së, Shpend Maxhunit, i janë zënë në veturë armë pa leje e substanca narkotike, bëjnë të ditura burime të Periskopit. Sipas burimeve tona, ai është zënë më 13 tetor në Matiqan të Prishtinës, derisa në veturë kanë qenë edhe dy persona të tjera. Për këtë çështje, Periskopi pati kontaktuar edhe Policinë […]
Sipas burimeve tona, ai është zënë më 13 tetor në Matiqan të Prishtinës, derisa në veturë kanë qenë edhe dy persona të tjera.
Për këtë çështje, Periskopi pati kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, të cilët as nuk e mohuan, e as nuk e konfirmuan se një gjë e tillë ka ndodhur.
“Policia e Kosovës, në konsultim dhe koordinim me prokurorët kompetent, të gjitha rastet i evidenton komfor Kodit Penal të RKS-se dhe të njëjtat i bënë publike qoftë përmes komunikatave zyrtare apo edhe përmes Raportit 24 orësh i cili publikohet në baza ditore, njësoj siç është vepruar edhe me rastet e “ Armëmbajtjes pa leje”, të cilëve mund t’iu referoheni. Për PK-në të gjithë personat e përfshirë në raste pa marr parasysh se kush janë, varësisht prej natyrës së përfshirjes së tyre në raste, evidentohen si të dyshuar, viktimë apo dëshmitarë (pa të dhëna personale) dhe të njëjtat raste bëhen publike”, thuhej në përgjigjen e Policinë, dhënë Periskopit për këtë rast.
Në anën tjetër, Koha Ditore sot raportoi se vetura ku janë gjetur arma pa leje e substancat narkotike është në pronësi e Enver Maxhunit, babait të Shpend Maxhunit.
Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, shkruan kjo gazetë./Periskopi












