Djali i Shpend Maxhunit i armatosur deri ‘në fyt’ – Përveç revoles, Policia ia zuri edhe një thikë

Djali i Shpend Maxhunit i armatosur deri ‘në fyt’ – Përveç revoles, Policia ia zuri edhe një thikë

Djalit të drejtorit të AKI’së, Shpend Maxhunit, më 12 tetor i janë gjetur armë pa leje dhe substanca narkotike nga Policia, derisa po kontrollohej vetura që po voziste ai, bënë të ditur burime të Periskopit. Periskopi ka arritur të sigurojë raportin fillestar për këtë rast, i cili tregon në detaje të dhënat për rastin, në […]

Periskopi ka arritur të sigurojë raportin fillestar për këtë rast, i cili tregon në detaje të dhënat për rastin, në të cilin është i përfshirë Shpëtim Maxhuni.

“Me datën 12.10.2018 rreth orës 21:05, njësia policore gjatë patrollimit në Fshatin Zllatar, kanë hasur në një veturë Golf IV, me targa 01-884-IG, ngjyrë e zezë. Gjatë kontrollimit të personave që ishin në veturë, tek i dyshuari Shpetim Maxhuni, dtl 05.08.1998 kanë gjetur një revole të llojit “Zastava” me nr serik ET-971053, me një karikator dhe katër fishek cal. 6.35 mm si dhe një thikë POHL-FORCE. Njësitë e tjera të nevojshme kanë dalur në lokacion. Rasti është iniciuar, dhe si i tillë me udhëzim të prokurores kujdestare shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin, të cilin e ka siguruar Periskopi.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, i cili ka thënë se se tashmë është dorëzuar një kallëzim penal lidhur me armën pa leje dhe substancat narkotike që janë gjetur në veturën që po vozitej nga djali i Drejtorit të AKI’së, Shpend Maxhunit.

“Është e vërtet që tashmë është dorëzuar një kallëzim penal për këtë rast. Atyre u është gjeutr një lloj droge, e ngjashme me cigare. Ndërsa, arma i është gjetur në jakne. Tashmë kemi filluar hetimet për këtë rast. Për me ngrit kallëzim penal duhet pak kohë, andaj për këtë rast që ka ndodhur më 13 tetor, nuk ishte ndërmarrë asgjë”, ka thënë Berisha për Periskopin.

Në anën tjetër, për të njëjtën çështje, ditë më parë Periskopi kishte kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës.

Por, ata nuk e kishin konfirmuar një gjë të tillë.

“Policia e Kosovës, në konsultim dhe koordinim me prokurorët kompetent, të gjitha rastet i evidenton komfor Kodit Penal të RKS-se dhe të njëjtat i bënë publike qoftë përmes komunikatave zyrtare apo edhe përmes Raportit 24 orësh i cili publikohet në baza ditore, njësoj siç është vepruar edhe me rastet e “ Armëmbajtjes pa leje”, të cilëve mund t’iu referoheni. Për PK-në të gjithë personat e përfshirë në raste pa marr parasysh se kush janë, varësisht prej natyrës së përfshirjes së tyre në raste, evidentohen si të dyshuar, viktimë apo dëshmitarë (pa të dhëna personale) dhe të njëjtat raste bëhen publike”, thuhej në përgjigjen e Policinë, dhënë Periskopit për këtë rast.

Raportohet se vetura kishte qenë në emër të Enver Maxhunit, babait të Shpend Maxhunit, i cili po ashtu kishte qenë zyrtar policor për një kohë të gjatë./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?