‘Dhurata më e madhe prej Zotit që jam gay’

Katër vjet më parë, Tim Cook u bë themeluesi i parë i një kompanie të madhe që mbështet homoseksualët. Ai thotë se është i lumtur për atë dallim, si dhe për vendimin e tij. “Jam shumë krenar për këtë,” tha themeuesi i Apple (AAPL) të mërkurën në një intervistë ekskluzive për CNN International, transmeton Periskopi. […]
“Jam shumë krenar për këtë,” tha themeuesi i Apple (AAPL) të mërkurën në një intervistë ekskluzive për CNN International, transmeton Periskopi.
‘Të qenit gay është dhurata më e madhe e Zotit për mua’, tha ai.
Cook u deklarua si homoseksual më 30 tetor 2014. Orientimi i tij seksual kishte qenë shumë i përfolur paraprakisht edhe pse ai nuk e kishte konfirmuar atë publikisht.
“E bërë publike sepse fillova të mirrja komente edhe nga fëmijët që lexonin online se isha homoseksual”, tha ai.
Ai tha se emailet dhe letrat vinin nga fëmijët të cilët thanë se ishin braktisur, dhunuar ose abuzuar për shkak të orientimit seksual.
“Më duhej të bëja diçka për ta”, tha Cook.
Ai donte t’ua demonstronte fëmijëve homoseksualë se mund të jenë të tillë dhe të vazhdojnë të bëjnë punë të mëdha në jetë.
Cook tha se ishte ndjerë keq që ai ishte themeluesi i parë i një kompanie Fortune 500. Ai tha se është i kënaqur që njerëzit janë inspiruar nga ai dhe kanë krijuar kompani të ngjashme , megjithëse ky nuk ishte qëllimi i tij./Periskopi/












