Dhurata Hoxha flet për gjasat e liberalizimit të vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha po qëndron në Austri ku po zhvillon disa takime në përpjekjet për liberalizimin e vizave. Hoxha ka qenë ministrja me premtimet më të mëdha se liberalizimi do të ndodhë këtë vit, ndërsa thotë se institucionet e Kosovës i kanë kryer detyrat e veta. Por, vetë ministrja dy ditë më […]

Por, vetë ministrja dy ditë më parë paralajmëroi se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet.

“Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e veta, këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian me rekomandim pozitiv. Askush nuk mund të mohojë kontributin e institucioneve tona” ka thënë ministrja Hoxha.

E pyetur nga Indeksonline nëse ndjen përgjegjësi në rast se liberalizimi i vizave për Kosovën dështon këtë vit, Hoxha e ka mohuar këtë.

“Institucionet tona kanë qenë përgjegjëse për përmbushjen e kritereve dhe ne kemi përmbushur kriteret. Jam krenare për punën që kanë bërë institucionet dhe Ministria e Integrimit. Vendimarrja është e mundur të kryhet këtë vit. Askush nuk mban përgjegjësi për vullnetin politik të shteteve anëtare sepse kjo nuk varet nga ne. Krejt çka është varur nga ne, është punë e kryer” ka thënë Dhurata Hoxha.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?