Dhuna në familje: Durrësi ‘ferri’ i grave

32 nga 10 mijë gra banore të Durrësit kanë renë pre e dhunës gjatë në familje gjatë vitit 2017. Të dhënat e INSTAT e tregojnë se qarku bregdetar ka 11 raste mbi mesataren kombëtare. Avokatët thonë se bixhozi dhe tradhëtia janë arsyet kryesore, por shqetësim është fakti se gratë falin në gjykatë dhe më pas […]
32 nga 10 mijë gra banore të Durrësit kanë renë pre e dhunës gjatë në familje gjatë vitit 2017. Të dhënat e INSTAT e tregojnë se qarku bregdetar ka 11 raste mbi mesataren kombëtare. Avokatët thonë se bixhozi dhe tradhëtia janë arsyet kryesore, por shqetësim është fakti se gratë falin në gjykatë dhe më pas bien sërish pre e dhunës.
Me mesatarisht 32 raste dhunë për 10 mijë gra, Durrësi mban rekordin negativ të dhunës ndaj grave për vitin 2017.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT sipas raportimeve të Policisë flasin për 11 raste dhunë më shumë se mesatarja kombëtare 22.7 gra të dhunuara.
Denoncimet për dhunën në familje në policinë e Durrësit janë të përditshme, ndërsa pjesa më e madhe vjen nga zonat periferike.
Shkaqet janë komplekse. Kryesore renditen gjendja ekononomike, bixhozi dhe tradhëtia.













