Dhjetëra njerëz protestojnë para konsullatës saudite pas vrasjes së gazetarit Khashoggi

Dhjetëra njerëz u mblodhën jashtë konsullatës saudite në Stamboll të enjten në një manifestim për të kërkuar “drejtësi të plotë” për gazetarin Jamal Khashoggi, i vrarë pas hyrjes në ndërtesë tre javë më parë. Disa mbanin në do të pankarta me foto të gazetarit saudit dhe parrulla që lexonin “Miqtë e Khashoggit”. Njëri prej protestuesve […]

Disa mbanin në do të pankarta me foto të gazetarit saudit dhe parrulla që lexonin “Miqtë e Khashoggit”. Njëri prej protestuesve kishte ardhur me duart e lyera me të kuqe dhe mbante një maskë që përshkruante fytyrën e sundimtarit de facto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës Mohammed bin Salman.

Khashoggi, një kolumnist i Washington Post dhe kritik i princit të kurorës, Muhamed bin Salman, u zhduk pas hyrjes në konsullatë më datën 2 Tetor, për të marrë disa dokumente martesore, pasi shoqërohej nga e fejuara e tij turke.

Zyrtarët sauditë fillimisht mohuan se kishin të bënin me zhdukjen, përpara se të ndryshonin këtë version për të thënë se një hetim i brendshëm tregoi se Khashoggi u vra aksidentalisht në një operacion të dështuar për ta kthyer atë në mbretëri.

“Me këtë rast dhe nga ky vend ku shpirti i Jamalit ka humbur, ne deklarojmë qartë se nuk do të pranojmë kompromise në rastin e vrasjes së tij”, tha grupi jashtë konsullatës në një deklaratë, të lexuar në arabisht, turqisht dhe anglisht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?