Detaje nga sulmi i Gani Thaçit ndaj drejtorëve të BKS-së

Detaje nga sulmi i Gani Thaçit ndaj drejtorëve të BKS-së

Gani Thaçi, vëlla i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ka sulmuar të mërkurën fizikisht drejtorin e Byrosë Kosovarë të Sigurimeve (BKS) Blerim Pushkollin, si dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, shtetasin slloven Gianni Sokolic. Konflikti mes Thaçit dhe dy personave të cilët më pas i ka sulmuar ka ndodhur gjatë një takimi të […]

Gani Thaçi, vëlla i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ka sulmuar të mërkurën fizikisht drejtorin e Byrosë Kosovarë të Sigurimeve (BKS) Blerim Pushkollin, si dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, shtetasin slloven Gianni Sokolic.

Konflikti mes Thaçit dhe dy personave të cilët më pas i ka sulmuar ka ndodhur gjatë një takimi të rregullt që këta, por edhe përfaqësues të kompanive të tjera të sigurimit e kanë pasur në Byronë Kosovare të Sigurimit, në të cilën prej vitesh në pozicione të ndryshme punon vëllai i presidentit, Gani Thaçi, shkruan sot Gazeta “Zeri”.

“Ka qenë duke u diskutuar për statusin e BKS-së, ku mes të tjerash Thaçi i ka thënë Sokolic se po tenton t’ia shuajë pozitën e punës dhe gjatë debatit ka filluar konflikti, ku Thaçi ka goditur një herë shtetasin slloven. Gjatë përpjekjeve për t’i ndarë më pas Thaçi ka sulmuar edhe drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkollin”, thonë burime të besueshme brenda takimit.

Policia e Kosovës në anën tjetër ka konfirmuar se dallimi i tyre nga organet e ndjekjes është bërë pas një rrahjeje që ka ndodhur mes tyre rreth orës 12:00 të pasdites së mërkurë. Në fillim u raportua se ishte vëllai i presidentit Thaçi, Gani Thaci, ai i cili i kishte sulmuar fizikisht drejtorin ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkollin dhe kryetarin slloven të Bordit dhe Këshillit Administrativ Gianni Sokolic, mirëpo më vonë zyrtarë të Prokurorisë pohuan se rrahja ishte bërë nga të dyja palët. Megjithatë, Prokuroria ende nuk e di se cilat janë motivet e këtij sulmi.

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, i ka thënë gazetës “Zëri” se ende nuk ka raporte mjekësore, mirëpo dyshohet për një sulm mes tyre. Motivet e sulmit sipas tij ende nuk janë të qarta, duke shtuar se të dyja palët janë të përfshira në sulm ndaj njëri-tjetrit. “Motivet e sulmit, sigurisht ndonjë mosmarrëveshje, mirëpo ende nuk po i dimë as ne të gjitha detajet, sepse prokurori ende është në stacion policor me ata. Të dyja palët janë të përfshirë në sulme njëri me tjetrin, tash rasti ndaj tyre është në procedurë, prokurori është në vendin e ngjarjes. Sapo mora një konfirmim se ata i kanë kryer disa procedura, por njëherë përnjëherë është ende herët për të dhënë konkludime të prera qysh dhe si ka ndodhur pa u kryer edhe disa veprime dhe pa u dëgjuar disa dëshmitarë”, është shprehur Berisha.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?