Deputetja e AAK-së e quan çoban deputetin e LDK-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës Time Kadrijaj reagoi ashpër ndaj deputetit të LDK-së, Armend Zemajt i cili para disa ditëve ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj që po bëhet kinse po e kundërshton presidentin Hashim Thaçin për kufijtë Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, deputetja e AAK-së e ka thënë që vëllau i saj […]
Deputetja e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës Time Kadrijaj reagoi ashpër ndaj deputetit të LDK-së, Armend Zemajt i cili para disa ditëve ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj që po bëhet kinse po e kundërshton presidentin Hashim Thaçin për kufijtë
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, deputetja e AAK-së e ka thënë që vëllau i saj ka qenë ushtarë i UÇK-së, dhe nuk është kundërshtuar e as rrahur apo maltretuar nga askush.
Ja dhe statusi i plotë:
‘’E para Armend Zemaj, mos rrej e aq ma pak mos rrej publikisht.
E dyta, Vëllau im, ka qenë ushtarë i UÇK-së, dhe nuk është kundërshtuar e as rrahur apo maltretuar nga askush.
E treta, luftën politike mos e bëj flliqt sepse unë dhe familja ime nuk kemi mbetur të na tregosh ti se cilat janë vlerat që i kemi.
Ti rri aty ku e ke vendin, sepse mos të ishin disa tjerë, ti çoban në Strellc kishe mbet.
Kaq për ty!
TK’’












