Deputeti i akuzuar Zeka: S’e kam besuar kurrë por isha dëshmitar i lobimit të VV-së kundër liberalizimit

Deputeti me aktakuzë të ngritur, Milaim Zeka, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe liberalizimin e vizave. Më herët ishte raportuar se deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kishte bërë të njëjtin lobim por ky deputet ka paralajmëruar padi kundër mediumit që e kishte publikuar lajmin, […]
Deputeti me aktakuzë të ngritur, Milaim Zeka, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe liberalizimin e vizave.
Më herët ishte raportuar se deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kishte bërë të njëjtin lobim por ky deputet ka paralajmëruar padi kundër mediumit që e kishte publikuar lajmin, shkruan Periskopi.
Por, Zeka thotë se për një gjë të tillë kishte qenë dëshmitar në kuadër të një takimi mes Komisionit për Integrimet Evropiane dhe ambasadores holandeze. Deputeti tjetër i përmendur Deda, nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë për rastin.
Skandali perpara ambasadores holandeze
Dje, ne takimin e radhes, Komisioni per Integrime Europiane, kemi pasur rastin qe te takohemi me ambasadoren e Holandes. Te gjitha partite kemi qene unike ne qendrimet tona, kukulla kukullat kemi argumentuar pse qytetaret e Kosoves duhet te udhetojne pa viza.
Per habine e te gjitheve, perfaqesueseja e LVV folloi t i thoshte ambasadores: “A e shihni se si nuk kaloi ne Parlament Ligji Antimafia?!”
Reaguam une dhe deputeti Ilir Deda, duke i thene ambasadores se ai ligj nuk ka kaluar per shkakun se LVV nuk ka qene ne sallen e Kuvendit, edhe se nuk eshte teme diskutimi çeshtja e punes te Kuvendit.
Kam degjuar ne te kaluaren akuza se LVV po lobon kunder liberalizmit, po te jem i sinqert kurr nuk kam besuar. Dje kam qene deshmitar dhe sinqerishte jam shokuar!!!












