Deputetët s’shkojnë për të votuar as projektligjin që e shpëton Kompleksin ‘Adem Jashari’ nga rrënimi

Deputetët s’shkojnë për të votuar as projektligjin që e shpëton Kompleksin ‘Adem Jashari’ nga rrënimi

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë projektligjin për kompleksin memorial në Prekaz, pasi që nuk ka pasur kuorum pasi që Lista Serbe nuk ka marrë pjesë në votim e as Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë qenë fare në seancë. Kryetari i komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural Muharrem Nitaj, ka kërkuar që të […]

Kryetari i komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural Muharrem Nitaj, ka kërkuar që të hiqet nga rendi ditës, por prapë është hedhur në votim.

“Vërtetë projektligji për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ është i një rëndësie të jashtëzakonshme, është shtyrë dhe nuk është votuar për gjithë atë kohë. Po shohim që edhe sot gjasat janë shumë të vogla që të kalojë ky projektligj. Ne e kemi vizituar Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ si komision dhe e kemi parë që vërtetë një gjendje katastrofike në mbajtjen e kullave të Jasharajve. Është i një rëndësie të madhe kalimi i këtij projektligji, por meqenëse numrat janë siç janë unë propozoj që votimi i këtij projektligji të shtyhet për mbledhjen e ardhshme dhe të mos dërgojmë një mesazh shumë të keq që po nxjerrët në votim dhe nuk po kalon”, tha Nitaj.

Për këtë projektligj ka reaguar edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, i cili ka thënë se ky projektligj është dashur të kalojë qysh herën e parë.

Madje ai ka fajësuar LDK-në dhe VV-në që nuk kanë qenë në sallë për ta votuar këtë projektligj.

“Kam një kërkesë ndoshta për grupimet politike opozitare VV dhe LDK që nuk janë këtu, mendoj që është dashur të jenë këtu pranë sallës dhe kur të vije radha e këtij projektligji të futen brenda dhe të votojnë. E dimë si është gjendja në memorialin Adem Jashari në Prekaz  dhe mendoj që është një papërgjegjësi totale e të gjithë deputetëve, grupeve politike, nëse nuk votohet edhe sot ky projektligj”, tha Hoti.

Lidhur me këtë dështim, deputeti Arben Gashi për Periskopin tha se këtë përgjigje duhet  gjetur tek partnerët e koalicionit të cilën Projektligjet tjera i kalojnë  e këtë jo.

‘’Këtë përgjigje duhet me gjetë tek partnerët e koaliconit. Pse ata kalojnë ligje tjera e nuk kalojnë ligjin për kompleksin memorial  Adem Jashari. Ata këtë munden ta bëjnë edhe pa neve’’, ka thënë Gashi.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?