Deputeten e PDK’së e nervozojnë kolegët përtacë: Kërkoj me i mëshu ziles

Deputetja e PDK’së, Sala Berisha Shala ka kërkuar që kryesuesi i seancës t’i mëshojë ziles në mënyrë që deputetët të shkojnë në sallë. Këtë kërkesë ajo pati teksa votohej se a do të futej në rend dite shqyrtimi i Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë. “Sa më parë të votohet ligji që janë marrë parasysh të […]
Deputetja e PDK’së, Sala Berisha Shala ka kërkuar që kryesuesi i seancës t’i mëshojë ziles në mënyrë që deputetët të shkojnë në sallë.
Këtë kërkesë ajo pati teksa votohej se a do të futej në rend dite shqyrtimi i Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë.
“Sa më parë të votohet ligji që janë marrë parasysh të gjitha propozimet që janë ardhë nga Zyra e B’’së në Kosovë, kështu që kërkoj që me i mëshu ziles e të vijnë deputetët në sallë. Kërkoj të vijnë deputetët e të futet në rend dite ky projektligj”, ka thënë ajo./Periskopi/












