Del para gjykatës i akuzuari për vrasjen e dy vëllezërve për prerje pylli

Del para gjykatës i akuzuari për vrasjen e dy vëllezërve për prerje pylli

Në gjykimin për vrasjen e vëllezërve Ramiz e Arsim Berisha në korrik të vitit të kaluar, në një mal të fshatit Kryshefc të Pejës, i akuzuari Binak Panxha kërkoi që të hidhet aktakuza e ngritur ndaj tij, kërkesë që u kundërshtua nga prokurori i rastit, Agron Galani. Aktakuza e Prokurorisë së Pejës e akuzon të […]

Aktakuza e Prokurorisë së Pejës e akuzon të pandehurin se me dashje ka privuar nga jeta dy vëllezërit Berisha.

Siç thuhet në aktakuzë, krimi është kryer si rezultat i prerjes së pyllit të të pandehurit nga viktimat.

Akti akuzues tregon në detaje ngjarjen tragjike. Aty thuhet se dy viktimat së bashku me shokun e tyre Jetlir Gashin ishin nisur me kuaj në pyll për të prerë dru.

“Pasi i kishin parkuar qerret buzë rrugës dhe ishin futur në pyll (pronë e të pandehurit) për të prerë dru, pas disa çastesh viktima Arsim ishte duke thirrur: “Kush hamami jeni ju”? dhe në atë moment i pandehuri Binak nga arma automatike shkrep 3 herë e më pas shkrep rafal 11 herë, duke i privuar kështu nga jeta tani të ndjerët”, thuhet në aktakuzë.

Pas aktit, në aktakuzë thuhet se i akuzuari i kishte larguar trupat e të ndjerëve duke i tërhequr përafërsisht 61 metra nga vendi i ngjarjes, duke i zhvendosur në një pjesë të tokës pa pronar.

Në seancën e kaluar nëna e dy viktimave Ramiz e Arsim Berisha kërkoi nga Gjykata e Pejës përjashtimin e gjyqtarit të çështjes dhe që çështjen ta gjykojë një gjyqtare grua.

Kërkesa e saj është refuzuar nga kryetari i Gjykatës së Pejës.

Binak Panxha është deklaruar i pafajshëm në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Berisha.

“Jam i pafajshëm në lidhje me akuzat të cilat më ngarkohen”, kishte thënë i akuzuari Panxha në Gjykatën e Pejës. /kallxo.com

 

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit