Dalin pamjet: Spiuni saudit doli nga konsullata me rroba të gazetarit Khashoggi

Një nga 15 anëtarët e një ekipi vrasësish që thuhet të jenë përgjegjës për vrasjen e Jamal Khashoggit shihet i veshur me rrobat e gazetarit në një video të regjistruar nga kamerat e mbikëqyrjes rreth Stambollit në ditën kur ai ishte vrarë, ka thënë një zyrtar i lartë turk për CNN-in, përkthen në shqip Periskopi. […]
Një nga 15 anëtarët e një ekipi vrasësish që thuhet të jenë përgjegjës për vrasjen e Jamal Khashoggit shihet i veshur me rrobat e gazetarit në një video të regjistruar nga kamerat e mbikëqyrjes rreth Stambollit në ditën kur ai ishte vrarë, ka thënë një zyrtar i lartë turk për CNN-in, përkthen në shqip Periskopi.
CNN-i ka marrë pamje ekskluzive nga një gjë e tillë, e cila bën pjesë në hetimet qeveritare turke, që duket se shfaqin një burrë derisa largohet nga konsullata prej derës së pasme, i veshur me rrobat e Khashoggit, me një mjekërr të rreme dhe me syze.
I njëjti ishte parë me rroba të Khashoggit pranë të famshmes Xhami e kaltër vetëm disa orë pasi gazetari ishte parë i gjallë duke hyrë në konsullatë më 2 tetor.
Burri në video, i identifikuar nga zyrtarët si Mustafa al-Madani, pretendohet të jetë pjesë e një skuadre vrasëse, e dërguar për ta vrarë gazetarin në konsullatën saudite.
Arabia Saudite ka provuar të shfajësohet nga kjo gjë – ndërkohë që rrëfimin e saj e ka besuar edhe Donald Trump, presidenti amerikan që duket se për shkak të interesave politike nuk do t’i vë asnjë sanksion këtij vendi. /Periskopi












