Dalin pamjet, momenti kur themeluesi i Top Channel hipën në Ferrarin. Kjo veturë do t’i merrte jetën

Nëse do të ishte gjallë, themeluesi i Top Channel Dritan Hoxha do të ishte 50 vjeç, por një aksident fatal dhjetë vite më parë ia preu atij ëndrrën në mes. Njeriu i cilësuar nga të gjithë si vizionar, u nda nga jeta në moshë të re, teksa udhëtonte me shpejtësi me automjetin e tij tip Ferrari, duke […]
Njeriu i cilësuar nga të gjithë si vizionar, u nda nga jeta në moshë të re, teksa udhëtonte me shpejtësi me automjetin e tij tip Ferrari, duke lënë në mes ëndrrën e shumë shqiptarëve për ekranin e së ardhmes.
Dje, Olti Curri ka publikuar një foto të rrallë të Tanit, në të cilën, pronari i TCH duket teksa bisedon me persona të tjerë të apasionuar të makinave dhe më pas hipën në Ferrarin e tij dhe niset me shpejtësi.
Pamjet duket se janë filmuar në pistën e Gjadrit, e cila më parë është përdorur për gara me makina.