Daci sot e çon kohën duke mbrojtur Presidentin, dikur e akuzonte se e ka sharë me nënë (Video)

Daci sot e çon kohën duke mbrojtur Presidentin, dikur e akuzonte se e ka sharë me nënë (Video)

Kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli për herë të parë publikisht për idenë e korrigjimit të kufijve, me të cilën nënkupton bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës si tërësi territoriale me Kosovën, ai pati nisur edhe takime me figura të ndryshme të vendit. Ndër to, në fillim, ishte edhe një takim me kryeakademik Nexhat Dacin. […]

Presidenti Thaçi, duke njoftuar për takimin dhe kafenë që piu me Dacin veç tjerash shkruante:

“Sot zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet, në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës”.

Ndërkohë, edhe sot kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, në një mënyrë e merr në mbrojtje presidentin Thaçi, duke thënë veç tjerash se e gjithë ‘skena politike po e çon kohën veç duke menduar se si ta rrëzojë Thaçin e jo se si të punojë për shtetin”, shkruan Periskopi.

“Nga akademia duhet të shkojnë porositë të punohet për shtetësi të plotë. Si është e mundur që krejt koha të shkojë se kur po e rrëzojmë qeverinë dhe presidentin”, theksoi Daci.

Por, a kanë qenë gjithmonë kaq të mira raportet mes Thaçit dhe Dacit? Jo…

Kohë më parë, Nexhat Daci në një deklaratë për një televizon vendor, kishte deklaruar se njeriu i parë në jetë që e kishte sharë me nënë, ka qenë presidenti Thaçi.

Daci kishte deklaruar se kjo i kishte ndodhur qysh në seancën e parë kur ishte në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Unë jam rrite pa prind dhe për herë të parë me është sha nana nga Hashim Thaçi, në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës”, deklaronte Daci./Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=51&v=IF4ZFWzaits

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?