Clinton falënderon Shërbimin Sekret të Amerikës që zbuluan bombën në shtëpinë e saj

Demokratja Hillary Clinton ka reaguar pas raportimeve se në shtëpinë e tyre dje është gjetur një pako e dyshimtë me eksploziv. Clinton ka falënderuar shërbimin sekret të SHBA’së të cilët arritën ta zbulojnë me kohë, transmeton Periskopi. ‘Jam mirënjohëse për punën e vështirë dhe angazhimin e përhershëm të shërbimit sekret, dhe sidomos gjatë kësaj jave’’, […]
Clinton ka falënderuar shërbimin sekret të SHBA’së të cilët arritën ta zbulojnë me kohë, transmeton Periskopi.
‘Jam mirënjohëse për punën e vështirë dhe angazhimin e përhershëm të shërbimit sekret, dhe sidomos gjatë kësaj jave’’, ka shkruar Clinton në Facebook.
Hillary dhe Bill Clinton dje kanë marrë një pako të dyshuar bombë në shtëpinë e tyre.
“The Indipendent” shkruan se një send i dyshimtë është dërguar si pako në shtëpinë e tyre në Neë York me anë të postierit. Një tjetër pako e dyshuar gjithashtu bombë është dërguar edhe në zyrën e ish-Presidenti, Barack Obama, në të njëjtin qytet.
Ndërkohë “RT” shkruan se edhe në redaksinë e CNN kishte ardhur një pako e dyshimtë, që ende nuk është vërtetuar përmbajtja e saj.
Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë u raportua për një pako me bombë në shtëpinë e miliarderit George Soros. Hetimet po vazhdojnë, por ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këto pako të dërguara. /Periskopi/












