Çka thotë Osman Musliu për raportimet se në Medrese ka pasur abuzime seksuale?

Debatit të fundit të hapur lidhur me abuzimet seksuale në Medresenë ‘Alaudin’, hoxhë Osman Musliu u përgjigjet kështu në një intervistë për Periskopin. “Mendoj kështu që në asnjë institucion nuk ka njerëz të pagabueshëm, duke nisur prej institucionit te presidentit, qeverisë, kryeparlamentarit, Ipeshkivsë edhe Bashkësisë Islame, nuk ka njerëz të pagabueshëm, gjithkun ka njerëz që […]
“Mendoj kështu që në asnjë institucion nuk ka njerëz të pagabueshëm, duke nisur prej institucionit te presidentit, qeverisë, kryeparlamentarit, Ipeshkivsë edhe Bashkësisë Islame, nuk ka njerëz të pagabueshëm, gjithkun ka njerëz që gabojnë ose njerëz që bëjnë keqpërdorime të pozitës që kanë. Nëse ka ndodhë, ka dalë dikush që ka thënë ka ndodhë diçka në Medrese, unë mendoj që ma s’pari duhet me hulumtu me e zbulu të vërtetën, me i marrë masat që duhet të Mirren, por jo me i mbrojtë. Bashkësia Islame është institucion i joni, myftiu e ka për detyrë, se i ka tri parë njerëz, një palë servvilët e tij edhe kur gabojnë thotë gjykata le të merret me atë punë, njerëzit tjerë i thirrë prej Dubait me telefon i përjashton, dhe grupi tjetër neve imamëve që nuk ka guxim me na përjashtu për arsye se i matë rreziqet, shembull nëse shkarkohet mulla Osmani, mulla Idrizi në Podujevë, aty dalin pasoja më të mëdha edhe më mirë le të flet le të bëhet kundërshtar. Shokët e vet kur gabojnë, jau mbulon vazhdojnë punën”, ka thënë ai./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/252270012303015/












