Caktohen gjyqtarët për rastin ‘Veteranët’ dhe Milaim Zekën

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka caktuar gjyqtarët që do të drejtojnë dy prej rasteve më të përfolura gjyqësore të kohëve të fundit. Kështu, rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm” do ta gjykojë trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Nushe Kuka-Mekaj. Ndërsa, rasti ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i dyshuar për […]

Kështu, rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm” do ta gjykojë trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Nushe Kuka-Mekaj.

Ndërsa, rasti ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i dyshuar për mashtrim e pastrim të parave, i është ndarë gjyqtarit Mustaf Tahirit.

Në takimin e KGjK-së është vendosur po ashtu që gjyqtarët e transferuar përkohësisht të mbeten në Prishtinë edhe për 12 muaj.

Kështu, transferi do t’u vazhdohet gjyqtarëve Nushe Kuka-Mekaj, Mustaf Tahiri dhe Lutfi Shala.

Ata do të jenë të angazhuar edhe për 12 muaj në Prishtinë, pas kërkesës së kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, që gjyqtarëve në fjalë t’u vazhdohet transferi edhe për 12 muaj shkaku i angazhimit të tyre në lëndë që janë të ndërlidhura me liberalizimin e vizave.

Gjyqtari Mustaf Tahiri kishte kërkuar që të kthehet në Gjykatën e Ferizajt për shkaqe personale mirëpo kërkesa e tij u refuzua.

Gjyqtarët në fjalë ishin transferuar më 2 maj të këtij viti në Gjykatën Themelorë në Prishtinë me qëllim të trajtimit dhe zgjidhjes sa më të shpejtë të të gjitha rasteve e posaçërisht rasteve të korrupsionit, në mënyrë që të sigurohet liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?