Bolton: Do ta shtrydhim Iranin

Bolton: Do ta shtrydhim Iranin

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Bolton, u zotua se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, “do ta shtrydhë Iranin” me presion të madh ekonomik, për shkak të, siç tha, sjelljes “keqdashëse” të tij në Lindjen e Mesme dhe në gjithë botën. Bolton i bëri këto komente në një intervistë ekskluzive për […]

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Bolton, u zotua se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, “do ta shtrydhë Iranin” me presion të madh ekonomik, për shkak të, siç tha, sjelljes “keqdashëse” të tij në Lindjen e Mesme dhe në gjithë botën.

Bolton i bëri këto komente në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, pas takimit me kryeministrin armen, Nikol Pashinian, në Jerevan.

“Siç i thashë edhe kryeministrit, duam të bëjmë presion maksimal mbi Iranin, sepse ai nuk ka hequr dorë nga synimi për krijimin e armëve bërthamore”, i tha Bolton shërbimit armen të Radios Evropa e Lirë.

“Irani mbetet bankieri kryesor në botë i terrorizmit ndërkombëtar. Dhe, ne jemi të shqetësuar për programin e tij me raketa balistike dhe për operacionet e tij ushtarake në Siri, Irak dhe gjetkë”, tha Bolton.

“Do ta shtrydhim Iranin, sepse mendojmë se sjellja e tij në Lindjen e Mesme dhe në fakt globalisht është keqdashëse dhe duhet të ndryshojë”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Në muajin maj, Trump e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ka rikthyer sanksionet ekonomike kundër tij.

Irani vazhdimisht ka thënë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?