Blerta Deliu reagon për raportimet se ajo s’e kishte votuar Ligjin për viktimat e dhunës seksuale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar ashpër pas disa raportimeve se ajo dhe disa bashkëpartiakë të saj nuk kishin votuar Ligjin që mbronte dhe kërkonte drejtësi për gratë e përdhunuara gjatë luftës së fundit. Deliu ka thënë tërë këto janë gënjeshtra dhe se dikush po do personalisht që t’i dëmtojë ata, […]
Deliu ka thënë tërë këto janë gënjeshtra dhe se dikush po do personalisht që t’i dëmtojë ata, transmeton Periskopi.
Deputetja e PDK’së e ka publikuar në Facebook edhe një listë e cila tregon se deputetët në fjalë kishin votuar pro këtij Ligji në vitin 2014.
Deliu e cila sot tregon përkrahjen e saj për gratë e përdhunuara gjatë luftës dhe merr pjesë në konferenca ku mbështeten viktimat e dhunës seksuale dikur mendonte ndryshe.
Ajo dhe disa deputetë të tjerë të PDK-së kishin bërë bashkë forcat – kryesisht me deputetë serbë – në tentimin për ta penguar ndryshimin e Ligjit.
Por, vetëm një vit më vonë, deputetja Deliu kishte ndërruar mendje dhe në vitin 2014 votoi ‘për’ ndryshimin e këtij ligji.
Ja postimi i plotë në Facebook:
Nje fushatë e ultë shpifëse, e inicuar dhe e shpërndarë nga disa oponentë politikë, kryesisht nëpër rrjete sociale dhe portale partiake, po mashtron opinionin publik se kinse unë dhe disa nga kolegët e mi deputetë kemi votuar kundër Plotësim Ndryshimit të Ligjit që rregullon statusin e viktimave te dhunës seksuale gjatë luftës.
Është skajshmërisht e turpshme kjo qasje linquese, që mbi te gjitha është një gënjeshter e qëllimshme që ka tendencë kryesore për të na denigruar neve përsonalisht.
Si dëshmi që krejt kjo fushatë e orkestruar është nje shpifje e qëllimshme, këtu po e postoj të plotë mënyren e votimit të të gjithë deputetëve për Ligjin në fjalë, gjatë seancës së mbajtur me datë 20
Mars 2014.
Si dëshmi e keni edhe mënyren e votimit të deputetëve të cilen si të tillë e gjeni edhe ne ëeb faqen e Kuvendit të Kosovës!/Periskopi/














