Bie numri i martesave në Shqipëri, më së shumti martohen lezhjanët

Bie numri i martesave në Shqipëri, më së shumti martohen lezhjanët

Event mjaft i rëndësishëm në shoqërinë e një vendi janë martesat. Nuk është aspak sekret që martesat në ditët e sotme janë shumë më ndryshe se ato të viteve më parë. Sot njerëzit kërkojnë siguri për të marrë një angazhim si martesa, siç është një punë e sigurt apo të ardhura mbi mesataren. Studimet tregojnë […]

Event mjaft i rëndësishëm në shoqërinë e një vendi janë martesat. Nuk është aspak sekret që martesat në ditët e sotme janë shumë më ndryshe se ato të viteve më parë.

Sot njerëzit kërkojnë siguri për të marrë një angazhim si martesa, siç është një punë e sigurt apo të ardhura mbi mesataren. Studimet tregojnë se të rinjtë po martohen më pak dhe më vonë në krahasim me brezat e mëparshëm, dhe kjo nuk është vetëm një tendencë globale.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se martesat kanë hyrë në një trend rënës në vitet e fundit, duke shënuar në 2017-n edhe rekordin më të ulët, sipas të dhënave të INSTAT në Vjetarin e Statistikave Rajonale.

Në vitin 2017 janë regjistruar në zyrat e gjendjen civile rreth 22,5 mijë martesa. Shifër kjo e ulur me 0,4 % krahasuar me një vit më parë, por me një rënie prej 5,7 % krahasuar me vitin 2013. Numri i martesave në vendin tonë ka pasur luhatje, duke arritur vlerën më të ulët në vitin 2017 me rreth 22,5 mijë martesa, raporton INSTAT.

Por edhe pse më rënie, disa prej qyteteve të Shqipërisë nuk e kanë humbur besimin tek institucioni i martesës.

Kryesonin listën për sa i përket shpenzimeve të larta për alkool, por ky nuk është rekordi i vetëm që ata mbajnë. Lezhjanët kanë numrin më të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë në 2017-n. Sipas të dhënave që ka publikuar nga INSTAT norma e martesave në qarkun e Lezhës ishte 10.2 për 1000 banorë, ndërsa mesatarja në të gjithë vendin ishte 7.7.

Përveç Lezhës, qarqe të tjera që kanë një numër më të lartë se mesatarja kombëtare për martesat e lidhura janë Berati me 9.2 martesa për 1000 banorë, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me respektivisht 8.3 dhe Elbasani me 8.2.

Ndërsa qarqet e tjera ndjekin nga pas me një normë më të ulët se mesatarja, si Vlora ku gjatë 2017-s u lidhën rreth 7.6 martesa për 1000 banorë, apo Shkodra me 7.4 martesa për 1000 banorë.

Kukësi, Gjirokastra dhe Korça kanë pasur një normë prej 7.1 martesash për 1000 banorë gjatë vitit që lamë pas.

Rekordin më të ulët për martesat e lidhura gjatë 2017-s e mban kryeqyteti, ku është përqendruar edhe një pjesë e madhe e popullsisë, ku të ardhurat dhe shanset për të gjetur një punë janë më të larta, shkruan ‘monitor’.

Por edhe pse ka një perspektivë më të lartë në krahasim me qarqe e tjera në kryeqytetet sipas të dhënave të Instat u lidhën 6.8 martesa për 1000 banorë, apo rreth 4 martesa më pak se në Lezhë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?