Beogradi u kërkon vendeve kontribuuese të KFOR’it të hapin arkivat për krimet e shqiptarëve

Beogradi u kërkon vendeve kontribuuese të KFOR’it të hapin arkivat për krimet e shqiptarëve

Anëtarët e Grupit punues për mbledhjen e fakteve për ndriçimin e krimeve të shqiptarëve në Kosovë, Velko Odalloviq dhe Millovan Drecun ftuan sot në një takim përfaqësuesit e ambasadave të shteteve që kanë pasur kontingjentet e tyre në KFOR dhe të organizatave ndërkombëtare që të hapin arkivat e tyre në mënyrë që të ndriçohet fati […]

Siç raportojnë mediat e Beogradit, në mbledhje merrnin pjesë përfaqësuesit e ambasadave të SHBA, Gjermanisë, Misionit të OSBE-së, të Kryqit të Kuq, të Zyrës së OKB në Beograd, ndërsa nuk i janë përgjigjur ftesës ambasadat e Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë, të Këshillit të Europës, të BE dhe të Zyrës së NATO-s në Beograd.

Është koha kur presim të hapen arkivat e atyre kontingjenteve të KFOR-it që kanë pasur mandat të plotë në Kosovë, citojnë mediat kryetarin e Komisionit për personat e zhdukur, Velko Odalloviqin.

“Sot prezantuam dokumentet që flasin për faktin se ekzistojnë arkivat e KFOR-it, OSBE-së, UNMIK-ut, EULEX-it, Tribunalit të Hagës, që japin përgjigje në shumë pyetje”, ka thënë Odalloviq, i cili ka bërë thirrje që, siç është shprehur “Prishtina dhe organizatat ndërkombëtare t’i hapin dyert”.

Sipas tij, ekipet e Tribunalit të Hagës më 1999 dhe 2000 kanë zhvarrosur mbi 4000 trupa, nga të cilët janë identifikuar 2000, ndërsa të tjerët janë varrosur në lokacione të panjohura.

“Për ato krime dikush do të përgjigjet, e kemi lidhur përgjegjësinë komanduese të strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me krimet” – ka thënë Odalloviq, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se kanë dorëzuar dokumentacionit për Shtëpinë e Verdhë.

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Millovan Drecun, tha se për Zonën e Drenicës, që ishte në fokus të raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty, janë mbledhur 650 ngjarje me rreth 450 dokumente, ndërsa të zhdukur figurojnë 51 persona.

Sipas tij për Zonën e Dukagjinit janë mbledhur 2.123 dokumente.

ka thënë se Prokurorisë Speciale i janë dorëzuar dokumente thelbësore për përcaktimin e përgjegjësisë komanduese të UÇK-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?