BE-ja u drejtohet qytetarëve të varfër të Kosovës: Bleni vetura hibride e elektrike

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kundërshtuar vendimin e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik që të rrisë mbi 10 vjet vjetërsinë e veturave të importuara. Zyra e BE-së ka shprehur zhgënjimin për vendimin e deputetëve që veturat e vjetra deri në 15 vjet të lejohen të importohen në Kosovë, duke thënë se Projektligji është […]

“Jemi të zhgënjyer me vendimin e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik për rritjen e vjetërsisë së veturave të importuara deri në 15 vjet, me gjithë shqetësimet që kemi ngritur në Komitetin për MSA-në javën e kaluar. Kjo lëvizje do të ndikonte drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit në Kosovë dhe është kundër synimeve të Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së. “Vendimi i Komisionit është kundër Ligjit për mbrojtjen e ajrit dhe është në kontradiktë me Rezolutën e Kuvendit për ndotje të ajrit që u votua në shkurtin e këtij viti, si prioritet i lartë në nivelin shtetëror”, shkruan sot Koha Ditore.

Pak kohë pas publikimit të qëndrimit të Zyrës së BE-së në Prishtinë ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt. Ai i është bashkuar kundërshtimit të kësaj zyre ndaj Projektligjit që mundëson importimin e veturave të vjetra deri në 15 vjet. Duke cituar reagimin e Zyrës së BE-së në Twitter, Heldt ka thënë se Kosova do të përmirësohej me vetura moderne, madje ka këshilluar që të kalohet në vetura hibride dhe elektrike.

“I bashkohem zhgënjimit. Kosova do të ishte më mirë me vetura moderne, madje të synonte veturat hibride apo elektrike”, ka shkruar Heldt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?