Bastisen lokalet e natës në Rajonin e Gjilanit, 16 të arrestuar

Bastisen lokalet e natës në Rajonin e Gjilanit, 16 të arrestuar

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka kryer bastisje në disa lokale nate në këtë rajon, e që ka rezultuar me arrestimin e 16 personave. Sipas njoftimit të policisë, aksioni kishte të bëj me trafikim të qenieve njerëzore dhe evidentimin e rasteve e klubeve të tilla. Ky është njoftimi i plotë: Bastisje e disa […]

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka kryer bastisje në disa lokale nate në këtë rajon, e që ka rezultuar me arrestimin e 16 personave.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni kishte të bëj me trafikim të qenieve njerëzore dhe evidentimin e rasteve e klubeve të tilla.

Ky është njoftimi i plotë:

Bastisje e disa lokaleve te natës ne Rajonin e Gjilanit

Bazuar në Strategjinë Nacionale Kundër Trafikimit dhe Planin e Veprimit 2015-2019, Planin dhe Objektivat , Policia e Kosovës njësitet kundër trafikimit me qenje njerëzore nga drejtoria e Përgjithshme, me qellim të luftimit të të gjitha formave të trafikimit me qenie njerëzore,  me datë 23 tetor 2018 duke filluar nga ora 22:45, në mbështetje të NJSO-Prishtinë, Njësisë për Migrim dhe të Huaj, Inspektoret Komunal-Gjilan, ATK-së dhe Inspektorët e punës,  kanë vazhduar me implementim të Planit Operativ “ Tetori 2018”.

Me këtë rast, janë kontrolluar dy lokale:  “Rolex” në fshatin Bresalc, dhe “Adriatika” në magjistralen Gjilan-Kamenicë, që të dyja në komunën e Gjilanit.

Në këto lokale, janë hasur dhe identifikuar duke punuar si këngëtare/valltare dhe instrumentalist gjashtëmbëdhjetë (16) persona.

Prej tyre pesë (5) shtetase te Republikës së Shqipërisë, dhe njëmbëdhjetë (11)  shtetas/e të Republikës së Kosovës.

Gjatë legjitimimit te personave në lokalin “Adriatika”, tek një person shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur një armë e ftohtë- thikë, e cila është sekuestruar nga njësia reaguese e stacionit policor në Gjilan, të cilët edhe kanë proceduar tutje me rastin.

Inspektorët/zyrtarët e ATK-së, ndaj pronarëve të lokaleve për shkak të parregullsive dhe mosgatishmërisë për të prezantuar dokumentacionin e kërkuar,  do të ndërmarrin masa adekuate konform ligjeve në fuqi.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e pa kompromis me të gjithë ata në në çfarë do formash bien në kundërshtim me normat dhe ligjet në fuqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?